Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

28 nentori – festa e madhe e shqiptarëve

centos

forumShqip
ANETAR ✓
Regjistruar më
Dhjetor 13, 2004
Mesazhe
42,183
Pëlqime
39,585
28 nentori apo dita e flamurit, është festa më e madhe e kombit shqiptar. 28 nentori është data në të cilën Shqipëria feston ditën e Pavarësisë, të shpallur më 28.11.1912.
IMG_0268.jpeg
28 nentori, apo kjo shpallje e pavarasisë i parapriu zhvillimit të shtetit shqiptar, që nëpër dekada ka kaluar në sisteme te ndryshme politike, deri në diplomacinë që e gëzon ditëve të sotme.

28 nentori është dita e flamurit, por përpos kësaj, 28 nentori është edhe dita e kthesë së madhe historike drejt realizimit të ëndrrës për liri dhe pavarësi.

Atë që solli 28 nentori e kërkuan me luftë shumë breza shqiptarësh. Pra, 28 nentori është kurorzimi i punës se palodhshme të Rilindasëve.

28 nentori i Skendërbeut​

Gjithçka nisi në atë që njihet si 28 nentori i Skenderbeut. Më 28 nëntor 1443, heroi kombëtar i Shqipërisë, Gjergj Kastrioti, ngriti flamurin kombëtar mbi kalanë e Krujës. Ai e bëri atë në kundërshtim me turqit që sundonin vendin. Edhe pse pas vdekjes së Skënderbeut në vitin 1468, shqiptarët e humbën sërish pavarësinë.

Edhe flamuri i atij 28 nentori ishte i kuq dhe mbante një shqiponjë të zezë, që është edhe sot simbolin e Shqipërisë. Ata kanë një shqiponjë dykrenore në Flamurin Shqiptar. Flamurit shqiptar i janë kushtuar shumë poezi, këngë dhe vepra artistike të muzikës dhe artit pamor.

Dita e flamurit – Historiku i 28 nentorit​

Dita e flamurit shënohet si festë e veçantë nga shqiptarë kudo që ndodhen në botë çdo vit. Festohen arritja e aspirimit të popullit shqiptar për liri. Më 28 nëntor 1912 i erdhi fundi sundimit shekullor osman me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, që u bë nga Ismail Qemaili, me rastin e ngritjes së flamurit.

Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 40 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali si dhe Pleqësinë.

28 nentori Shpallja e Pavarësisë​

Shpallja e Pavarësisë bënë pjesë në ato ngjarje që shënojnë etapa në procesin historik. Ajo mbylli një epokë,epokën e shkëlqyer të Rilindjes për t’u çelur brezave të ardhshëm rrugë të reja.

Ky Kuvend, është një akt historik për kombin shqiptar, sepse aty me mandatin e popullit ishin delegatët nga Gjakova, Plava, Gucia, nga Peja, Ohri dhe Struga, nga Tetova, Çamëria, nga Mitrovica dhe sipas disa të dhënave, në këtë Kuvend kishte delegatë dhe nga pakicat kombëtare, që jetonin në trojet shqiptare.

Delegatë kishin ardhur dhe nga kolonitë shqiptare, pa përmendur delegatët, që morën pjesë në këtë Kuvend nga viset e Shtetit Shqiptar të pas vitit 1913.

28 nentori dhe Isa Boletini në Vlorë​

Më 30 tetor 1912, trimi Isa Boletini mori rrugën për në Vlorë, kësaj radhe për të mos e parë më Kosovën e tij aq të dashur. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, 28 Nentori, Isa Boletin e gjen në krye të 400 trimave të Kosovës duke bërë rojën e nderit pranë Flamurit Kombëtar.

Çast gëzimi dhe mallëngjimi qe për të ngritja e Flamurit, në të cilën mbërriti me vonesë! Pas nderimit që ia bëri Flamurit, me sy të përlotur iu drejtua Ismail Qemailit duke i shqiptuar këto fjalë: “Të lumtë dora”. Kur Ismail Qemaili i propozoi postin e ministrit të luftës, Isai nuk pranoi duke thënë: “për këtë post duhen njerëz me shkollë”.

Pjesmarrja e tij në Londër​

Siç dihet, Konferenca e ambasadorëve të Fuqive të Mëdha, e mbajtur në Londër më 1913, duke e ndarë dhe duke e lënë gjysmën e Shqipërisë në robëri, ndaj popullit shqiptar bëri një padrejtësi të shëmtuar. Prandaj, kah fundi i muajit mars 1913, Isa Boletini, me një delegacion, shkon në Londër për t’i qarë hallet e Atdheut. Kur lordi Grej, mes tjerash, i thotë: “Mitrovica qenka larg për t’ia bashkuar Shqipërisë” Isai ia kthen: “Zotëri, nuk kam ardhë të ankohem për Mitrovicën time, por për gjysmën e Atdheut, që padrejtësisht e keni lënë në një robëri hala më të rëndë”.

Sheshi i Flamurit në Vlorë dhe 28 nentori

Sheshi, ku festohet çdo vit 28 nentori në Vlorë, përbëhet nga disa objekte kulturore. Në qendër ndodhet Monumenti i Pavarsisë, simbol i qëndresës kombëtare. I ndërtuar në vitin 1972 ai është 17 m i lartë dhe konsiderohet si një nga kryeveprat e skulpturës monumentale. Midis gjashtë figurave të bronzta spikat ajo e Ismail Qemalit, arkitektit të Pavarësisë Kombëtare. Në të majtë të monumentit ndodhet shtiza e flamurit. Një piedestal në formë kolone me faqe të dekoruara nga data e pavarësisë dhe shqiponja kombëtare. Brenda në objekt gjinden dokumente, fotografi dhe gjësende te ruajtura nga 28 nentori i vitit 1912.

Aty ku ndodhet edhe varri i Ismail Qemailit​

Pas shtizës së flamurit, disa metra brenda lulishtes ndodhet varri i Ismail Qemalit. Varri është ndërtuar në vitin 1932, kur eshtrat e tij u zhvendosën këtu nga Kanina, ku ishte varrosur fillimisht diplomati që bëri që 28 nentori të jetë i paharrueshem për shqiptarë. Sipër tij qëndron skulptura e Luftëtarit Kombëtar, vepër e skulptorit Odise Paskali. Në këndin perëndimor të Sheshit të Flamurit në vitin 1988 arkeologët nxorën në dritë një pjesë të murit të kështjellës romake të qytetis të Aulonës. Nga gërmimi doli një trakt i gjatë muri prej 40 m, i cili mund të shihet nga vizitorët edhe sot.

28 nentori dhe flamurit i qëndisur nga Marigoja​

Marigo Pozio quhet vajza që qëndisi me duart e veta flamurin kombëtar shqiptar. Historia Marigon e përshkruan si një grua hollake, me gjatësi mesatare, e me një fytyrë të ëmbël, nën rrudhat e sëcilës fshiheshin tiparet e një gruaje që kishte qenë e bukur në të ri të saj. Ishte gojëmbël e buzëgaz. 28 nentori bëri që emri i saj të mos harrohet kurrë dhe të përsëritet nder gjenerata.

E angazhuar në moshë të re​

Ka njerëz që mbajnë mend se kjo zonjë, që në vitin 1904, do me thënë përpara shpalljes së Pavarësisë, interesohej për cështjen shqiptare, predikonte idenë e shqiptarizmës nëpër gra e nëpër burra, mirrte pjesë nëpër mbledhjet e ndryshme të nacionalistëve.

Pas shpalljes së Pavarësisë, Marigo nuk men së punuari për cështjen kombëtare. Eshtë bashkëpuntore e Ismail Qemalit, të cilit, më 28 Nëntor 1912, i jep flamurin që do të shohë për të parën herë dritën e diellit të shkëlqyer shqiptar. Pra, Dita e Flamurit te shqiptarët u shënua me një flamur të qëndisur nga duart e një gruaje shqiptare.

Disa ndryshime të vogla në flamur gjatë viteve​

Jo vetëm 28 nentori i vitit 2012 solli flamurin kuq e zi. Shqiptarët prezantuan një variant të ri të flamurit në vitin 1914. Ai i ngjante flamurit të vjetër, por shfaqte shqiponjën në detaje dhe ngjyroste këmbët dhe sqepat e zogut me ar dhe jo me të zezën e pastër që gjendet në shumicën e modeleve të tjera.

Flamuri ndryshoi pak edhe një herë në vitin 1920. Ata hoqën nga flamuri yllin mbi shqiponjë. Kjo do të thotë se dizajni u kthye në një shqiponjë të zezë të pastër në 1926. Më vonë disa ndryshime ndodhën përsëri. Për të përfaqësuar mbretin e Shqipërisë, ata i shtuan një kurorë dizajnit.

Versoni i flamurit pas pushtimit të italianëve​

Shqipëria u pushtua nga Italia në vitin 1939 dhe italianët prezantuan një tjetër variacion në dizajnin e flamurit. Pushtimi italian i la vendin sundimit komunist në vitin 1944. Në këtë pikë, kantonit iu shtua një drapër dhe çekiç i kryqëzuar.

Nga ana tjetër, ata hoqën të gjitha simbolet komuniste nga flamuri më vonë në 1992. Si ndryshimi i fundit, shqiptarët ndriçuan hijen e së kuqes për të krijuar flamurin modern.

Nëntori i dytë – Filmi që ju tregon gjithçka për 28 Nentorin​

Nëntori i dytë filmi që tregon udhëtimin e Ismail Qemalit drejt Vlorës për të ngritur aty flamurin e shqiptarëve, vazhdon të jetë një ndër filmat më historikë në historinë e kinematografisë shqiptare. Çdo 28 nëntor ai është simboli që çdo shqiptar do donte ta rishihte si pjesë e krenarisë së tij.

Filmi u realizua në vitin 1982 nga regjisori Viktor Gjika nën skenarin e Dhimitër Shuteriqit dhe Kico Blushit. Me muzikë nga Kujtim Laro kolona zanore e filmit vazhdon të shoqërojë cdo përvjetor të pavarësisë së vendit. Edhe sot e kësaj dite, 28 nentori dhe dita e flamurit pasqyrohen më së miri përmes këtij filmi.

Suksesi qëndron te kasti i zgjedhur me kujdes​

Por ajo çfarë i dha suksesin këtij filmi nuk ishte vetëm historia, por dhe një kastë e zgjedhur aktorësh me kujdes nga regjisori Gjika.

Ai zgjodhi për Ismail Qemalin një karakter të fortë të teatrit e kinemasë shqiptare sicc ishte Sandër Prosi. E kush mund ta kishte interpretuar më mirë se Prosi Ismail Qemalin.

Roli i paharrueshëm i Reshat Arbanës​

Në atë rol ai sapo kishte kaluar të 60-tat dhe vetëm tre vjet më vonë ai do të ndahej nga jeta në mënyrë tragjike. Isa Boletini, përfaqësuesi i Kosovës në festën e madhe të shqiptarëve do të interpretohej nga Reshat Arbana.

Atëherë mbi të 40-tat Arbana kishte trupin dhe mëndjen e Boletinit duke sjellë një karakter impulsiv dhe të matur njëkohësisht që e personifikon më së miri Isa Boletinin. Mario Ashiku do të interpretonte Shpend Dragobinë.

Dhe pse shumë pjesë të filmit nuk u shfaqën për shkak të censurës së kohës, kjo nuk e pengoi regjisorin Gjika të sillte me këtë film udhëtimin e shumëpritur në shekuj të shqiptarëve.
 
Gezuar Festen e madhe SHQIPTARI !! 🥰🥰🔥🔥
IMG_5548.png

1732786860722.jpeg


Me kto dy foto ne vendin ku un punoj cdo fundjave e jemi 100% shqiptar!!

🇦🇱🇦🇱🔥🔥🇦🇱🇦🇱
 
Gëzuar të gjithëve mbidatën: Ditën e Flamurit - 28 Nëntorin!
 
Urime te gjitheve, me shprese se dite me te mira do te vine per gjithe shqiptaret anembane botes.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back