10 tradita interesante të Krishtlindjeve nga e gjithë bota
Është koha më e mrekullueshme e vitit. Shumë vende të Botës i festojnë Krishtlindjet me zakonet dhe traditat e tyre. Më poshtë gjeni 10 të tilla.
1.Befana (Itali)
Përkthimi: Një grua e moshuar që jep dhurata në prag të Epifanisë (Epifania është një ditë në të cilën krishterët festojnë pagëzimin e Jezu Krishtit nga Gjon Pagëzori).
Një grua e moshuar shpërndan dhurata në prag të Epifanisë, e cila bie më 5 janar. Ajo viziton fëmijët për t’ua mbushur çorapet me karamele dhe dhurata nëse kanë qenë “fëmijë të mirë”, e në të kundërtën ua mbush çorapet me qymyr dhe me karamele të errëta.
Gruaja përshkruhet e veshur me një shall dhe me një fshesë, përderisa fytyrën e ka të mbuluar me blozë, pasi që asaj i pëlqen të hyjë në shtëpitë e fëmijëve përmes oxhakut.
2. Consoada (Portugali)
Përkthimi: Një darkë tradicionale në prag të Krishtlindjes
“Consoada” është emri i një darke tradicionale portugeze në prag të Krishtlindjes. Sipas traditës, enët mbetën të papërfunduara, si një shenjë respekti për të afërmit e vdekur, të cilët mund të dëshirojnë t’i bashkohen festës më vonë. Dhuratat shkëmbehen gjithashtu pas darkës.
3. Decemberzegels (Holandë)
Përkthimi: Pulla postare e dhjetorit
Në shumë pjesë të botës, “decemberzegels”, i njohur gjithashtu si “kerstzegels” (Pulla e Krishtlindjeve), u referohet pullave që janë të vlefshme vetëm nga 4 Nëntori deri më 3 Janar. Ajo që e bën kaq të veçantë këtë traditë të Krishtlindjes është se iu duhet vetëm një pullë e tillë ta dërgoni një kartë deri në 50g kudo në Holandë dhe vetëm dy të tilla në gjithë botën.
4. El Gordo (Spanjë)
Përkthimi: Lotaria Spanjolle e Krishtlindjeve
El Gordo është shorti spanjoll i Lotarisë së Krishtlindjeve. Ai zhvillohet më 22 Dhjetor dhe konsiderohet të jetë shorti më i madh dhe më i popullarizuar i vitit në të gjithë botën!
5. Gui et houx (Francë)
Përkthim: Veshtulla si shenjëtor
Veshtulli, shihet si një sharm, fat i mirë (porte-bonheur) në Francë, kështu që miqtë shpesh ia japin një të tillë njëri-tjetrit për fat, si dhuratë e Vitit të Ri.
6. Julkalender (Suedi)
Përkthimi: Kalendari televiziv i krishtlindjeve
Suedezët transmetojnë një seri të tërë kalendarike televizive me 24 episoda. Episodi i parë transmetohet më 1 dhjetor dhe i fundit më 24 dhjetor. Traditën e ka ndjekur i tërë kombi çdo sezon të Krishtlindjeve nga vitet ’60, që nga koha kur kalendari i parë televiziv i Krishtlindjeve, “Titteliture”, u transmetua në televizionin suedez.
7. Kalenderlys (Danimarkë)
Përkthimi: Qiri i kalendarit të Krishtlindjes
“Kalenderlys” janë qirinj me numra të shtypur nga 1 në 24. Çdo mëngjes, digjet një qiri për 24 ditë rresht. Këta qirinj të bukur janë të përkryer për të ndriçuar mëngjeset më të errëta të dimrit dhe të krijojnë një ndjenjë komode në shtëpi, sipas danezëve.
8. Marsipangris (Norvegji)
Përkthim: Derri marzipan (Marzipani është një ëmbëlsirë e përbërë kryesisht nga sheqeri, mjalta dhe bajamet)
Norvegjezët hanë deri në 45 milion ëmbëlsira marzipan në vit. Çdo Krishtlindje, norvegjezët marrin pjesë në traditën shumë të dashur të derrave marzipanë. Familjet merren me përgatitjen e “tomelorizit” dhe e fshehin një bajame në të. Kush gjen bajamen fiton një “derr marzipan me fat”.
9. Szopka (Poloni)
Përkthimi: Djepi i Krishtlindjes
Polakët janë të çmendur për djepet e tyre të Krishtlindjeve. Në dhjetor të vitit 1937, komuna e Krakovës e mbajti konkursin e parë për djep të Krishtlindjeve.
Konkursi mbahet çdo vit në të enjten e parë të dhjetorit në sheshin kryesor të Tregut. Szopki (djepi) më i mirë dhe më i zbukuruar i shtohet koleksionit të përhershëm të Muzeut Historik të Krakovës në Pallatin Krzysztofory.
10. Zuckerstange (Gjermani)
Përkthim: Pambuk sheqeri
Po e mbyllim këtë listë me një traditë gjermane të Krishtlindjeve sepse praktikisht, Gjermania i ka shpikur Krishtlindjet siç i njohim ne. Weihnachtsmarkt (tregu i Krishtlindjeve) është ndoshta tradita më e njohur dhe e eksportuar gjerësisht në të gjithë botën.
Gjithçka filloi në vitin 1670, në Koln, gjatë një shfaqje kori në Kölner Dom (Katedralja e Kolnit). I pari i korit zhgënjehej çdo herë me fëmijët që bënin zhurmë gjatë përformancës së korit, kështu që ai i kërkoi një prodhuesi të ëmbëlsirave lokale të bënte disa shkopinj sheqeri në mënyrë që fëmijët ta mbanin “gojën të zënë”.
Prej asaj dite, kjo është arsyeja qe pambuk sheqeri shijohet çdo Krishtlindje!