Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Cfare duhet te din meshkujt per femrat

Elaa

!
ANETAR ✓
Regjistruar më
Gusht 1, 2017
Mesazhe
1,289
Pëlqime
916
Gjërat që meshkujt duhet të dinë për femrat
1_9759.jpg

Femrat janë të komplikuara, por shpesh mjaftojnë disa 'truke' të vogla për ta bërë të lumtur partneren tuaj.

GazetaExpress30 DHJETOR 2014 13:32


Meshkujt mund të jenë miq dhe partner shumë të mirë, por nganjëherë (madje shumë herë) mund të bëjnë edhe më shumë. Disa fjali që femrave u vijnë gjithmonë ndër mend janë: "Nuk ka bërë asnjë sakrificë" ose "Është gjithmonë me miqtë" ose "Nuk më kushton rëndësi". Ja pra djem, për të mos dëgjuar këto frazat e zakonshme, më poshtë keni disa këshilla për atë se çfarë ka nevojë vërtet një femër.

Sigurisht që nuk ka asnjë formulë magjike për mënyrën sesi duhet trajtuar një femër, kjo është më tepër një përshkrim për gjërat që ne femrat i konsiderojmë shumë të rëndësishme në një lidhje.

1. Detajet kanë rëndësi
Disa meshkuj mendojnë se gjërat e mëdha bëjnë të lumtur një femër, por çdo ditë e më shumë tregon se çdo gjest i vogël është shumë i rëndësishëm.

2. Fjala e rëndësishme me "S"
'Sforcohu', kjo fjalë nuk është shumë familjare për meshkujt, e dimë, por është çelësi i lumturisë së çdo gruaje. Lëreni jashtë krenarinë, telefonojeni për ta pyetur se si i ka shkuar dita, ose bëni diçka vërtet spektakolare për përvjetorin tuaj. Ja vlen!

3. Arrogant-jo, të sigurt në vetvete - gjithmonë
E keni pyetur ndonjëherë veten se përse disa meshkuj që nuk janë të bukur ose të pasur kanë pas vetes shumë femra? Kjo quhet siguri: femrat preferojnë një mashkull që është me këmbë në tokë në çdo situatë. E bën të ndihet e mbrojtur dhe kjo është diçka e rëndësishme. Bëni kujdes që kjo të mos kalojë në arrogancë sepse kjo e fundit është element negativ në një marrëdhënie.

4. Kavalierët ekzistojnë akoma
Bëhuni zotërinj të vërtetë në çdo kohë nëse mundeni. Pagesa e faturës në takimin e parë, hapja e derës, ndihma me pallton janë gjëra që duken si jashtë mode por që i pëlqejnë thuajse të gjithë femrave.

5. Mos jini 'burra-fëmijë'
Femrat dëshirojnë të kujdesen për mashkullin që kanë në krah, por kujdes mos e ktheni në marrëdhënien mama-bir. Jeni burra me shpirt djaloshar, por kjo nuk ju lejon të kërkoni kujdesin si të një nënë të shqetësuar. Kështu që gjejini vetë çorapet, mos prisni të jetë vetëm partnerja juaj ajo që gatuan apo pastron enët.

6. Dëgjoni dhe tregoni interes
Pas një dite të lodhshme, femrat pëlqejnë që kur ktheheni në shtëpi, t’i dëgjoni. Shumë femrave u pëlqen të flasin për ndjesitë e tyre dhe ndodhitë e ditës. Kështu që, lëreni mënjanëm televizorin, smarphone-in dhe filloni të dëgjoni.

7. Jini të ndershëm, gënjeshtrat nuk ju leverdisin
Është shumë e vërtetë: të qënurit i ndershëm është politika më e mirë. Të thënit e një gënjeshtre duket si një mënyrë e mirë për të shmangur një debat, por mos harroni se herët a vonë e vërteta del në dritë. Thënë ndryshe s'do t'ju pëlqente me siguri t'ju zbulohej gënjeshtra.

8. Janë prioriteti juaj?
Femrat duhet të ndihen më të rëndësishme sesa një Playstation apo një ndeshje futbolli. Sigurisht, meshkujt duhet të kalojnë kohën e lirë me miqtë, ose duke ndjekur pasionet e tyre, por kjo s'duhet të marrë kohë nga marrëdhënia juaj dhe mbi të gjitha s'duhet ta bëjë partneren të ndihet 'e harruar'.

9. Vini re ndryshimet e vogla
E dashura juaj ka prerë flokët, ka veshur një fustan të ri dhe është bërë e bukur për ju? Minimumi që mund të bëni është një kompliment. Fundja, nuk po ju kërkojnë diçka të jashtëzakonshme.

10. Merreni me qetësi...në krevat
Nuk ka gjë më të keqe sesa të mbarosh pa nisur. Një femër ka nevojë për kohën e saj për të arritur orgazmën, kështu që mos jini të nxituar.

11. Mos u ofendoni nëse refuzojnë të bëjnë seks
Në shumicën e rasteve, kur refuzojnë të kryejnë marrëdhënie seksuale, nuk ka të bëjë fare me ju apo me tërheqjen që kanë ndaj jush. Keni dëgjuar ndonjëherë të flitet për stresin apo thjesht për lodhjen? E pra këta janë 'vrasësit' e jetës seksuale. Mos i kushtoni kaq rëndësi, e nesërmja mund të jetë një ditë krejt normale.
 
Nuk eci kurre me parime, sdua te di keshilla fare, me mire gjerat vetjake.
Edhe nese gaboj, aq me mire sepse marr nje mesim te mire.
 
Ku ka bir none qe tna kuptoje neve?
 
Meshkujt duhet te dijn se femrat vrapojn pas meshkujve qe i shajn,i godasin ;).
Femrat(gjasme) kerkojn rrespekt,dashuri e mirkuptim.
Por ne tvertet vrapojn pas 1 mashkulli qe e shan/godet e quan "te perdal" etj...
Femrat duan shum,por tnertet smarrin asgje.
 
Nuk kallzoj?
 
Opppooo ???? duhet t din. Troc ashper po nje nga shum gjerat e rensishme.
Aplikohuni.
 
Sa shumë paskan për të mbajtur mend meshkujt e ngratë!

Një gjë të vetme - bën si thot ajo ?
 
?Femra eshte si gjarpri e nderron lekuren shpesh smeret vesh ?
 
Di un... ja tpys @DuQe ca duhet te dim ne meshkujt per ty moj ose per ju femrat si te duash?
 
Di un... ja tpys @DuQe ca duhet te dim ne meshkujt per ty moj ose per ju femrat si te duash?
Qe edhe kur femra ka gabim ju duhet te kerkoni falje ??
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back