Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Horoskopi 2 qershor, ja parashikimi i yjeve për ju

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Korrik 24, 2018
Mesazhe
4,375
Pëlqime
531
Dashi

Një e martë e vështirë për Dashi, edhe nëse është një ditë që duhet festuar apo duhet pushuar në shtëpi apo në një vend të këndshëm. Hëna nuk do jetë aspak favorizuese për ju. Pasdite do gjendeni gjithë kohës mes semaforit të verdhë dhe të kuq, asnjë moment nuk do kapni një semafor jeshil, prandaj përgatituni për siklete dhe momente të pakëndshme.

Demi

Ndodh që njerëzit dinamikë si puna juaj duhet të rishqyrtoni axhendën e angazhimeve për të ruajtur shëndetin. Udhëtoni, argëtohuni me miqtë, shkoni atje ku ju dëshiron zemra, por mos e lini pas dore trupin tuaj! Dikush, mbase vjehrra ose një i afërm tjetër, do të përpiqet të fusë hundët në punët e shtëpisë suaj, kjo do ju shqetësojë shumë.

Binjakët

Jeta shoqërore dhe miqësitë do jenë mjaft të gjalla dhe të dobishme: Do të jeni konstruktiv dhe i kthjellët në çështjet praktike, duke zgjidhur kështu disa situata problematike. Gadishmëria juaj do t’ju lejojnë të bëni takime interesante dhe të këndshme.

Gaforrja

Hëna do ju kthejë shpinën dhe një ngjarje e papritur mund të ju vërë në vështirësi. Duhet të zgjidhni se çfarë ka përparësi dhe rëndësi për ju dhe të veproni. Marsi ju mbron dhe ju jep energji, mos e harxhoni për arsye të parëndësishme, merruni me gjëra të dobishme për të patur rezultate të kënaqshme. Do zbuloni se çfarë është e gabuar dhe jo e drejtë në dashuri.

Luani

Ditë e këndshme sidomos për marrëdhëniet me njerëzit. Nëse do udhëtoni përgatituni për takime të reja që do të jenë interesante dhe argëtuese. Disa ndryshime priten në marrëdhënien tuaj me partnerin.

Virgjëresha

Do jetë një e martë e bukur dhe me disa evente që do ju sjellin shumë kënaqësi.Miqtë do të japin kontributin e tyre dhe i dashuri juaj do të përmbushë çdo kërkesë apo dëshirë tuajën. Kujdes mund të përballeni me disa shqetësime fizike.

Peshorja

Hëna dhe Venusi ngrohin zemrën tuaj, nëse jeni në çift. Fantazia juaj do jetë e shfrenuar dhe do kaloni momente të bukura dhe erotike me partnerin. Merrni kohë për t’i kushtuar rëndësi hobit tuaj të preferuar.

Akrepi

Me Hënën në shenjën tuaj, gjithçka do të shkojë mirë! Shëndeti juaj mbrohet nga pozicione të mira planetare, asnjë sëmundje nuk do ju shqetësojë këtë ditë të dytë të qershorit. Mirëkuptimi me të dashurin tuaj do të pasurohet me dialog dhe interesa të reja.

Shigjetari

Një ditë disi e çuditshme, pa efekte planetare domethënëse në qiellin tuaj; e vetmja që të mban të fortë është Hëna. Do jeni të mbushur me ndjesi të këqija. Për ata që kanë pësuar kohët e fundit një zhgënjim sentimental, ajri është melankolik dhe nuk do gjeni mbështetjen e askujt dhe asnjë shpatull për të qarë.

Bricjapi

Planetet po ju njoftojnë për një rivalitet delikate midis miqve dhe dashurisë; me pak fjalë, ndjenjat sot janë të frikësuar. Edhe paraja mund të jetë një burim tensioni dhe shqetësimi. Do përballeni me disa shenja inkurajuese në orët e vona të pasdites, me kalimin e Hënës në Akrep.

Ujori

Nëse e nisni diçka mbarë, është gjysma e punës, prandaj përvishni mëngët dhe përpiquni të nxirrni më të mirën nga kjo ditë e zënë. Projektet do jenë fitimtare. Në dashuri çdo gjë do varet nga ju. Do dëshuroni liri dhe pavaresi, por nëse insistoni të ndiqni idetë tuaja, herët apo vonë do përfundoni t zënë me partnerin.

Peshqit

Do jetë një ditë e shkëlqyer dhe me entuziazëm do kryeni të gjitha detyrat personale dhe familjare. Një ndihmë të madhe do ju japë edhe Marsi në shenjën tuaj dhe Hëna në Akrep. Një darkë apo ngjarje shoqërore për të mos humbur.
 
Horoskopit i ka ngel ora te ndjenjat ? qeka per @Juno ky shkrimk sot se edhe ky bricjap si mu eshte. Danoco na ke bo asha robi del pi i kafe hull i qoke ene iken por jo kshu fare. Te pershendes dak je cun king ?
 
E cma paska qellu mduhet me pushu ?po kjo vjehrra nga mdoli ?
 
Cje fisku me kte zyshe ?‍♀️ Te isha zyshe do mbaja leksione si ca ktu po vec per llogaritje jam nishi ?
Un sjam fiksu mi po ashu flet ti ? do jesh nare bo smu ndan ato kan menjen te lluguria narin tim nuk e zen gjumi edhe prap sme dalin naro thot ????????????
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back