U
Universal
Guest
Njerëz-ujq, me forcë të jashtëzakonshme, të vdekur që ecnin, gra në gjendje të fluturonin. Çfarë ishin në të vërtetë vampirët, likantropët dhe shtrigat?
Legjenda e likantropëve ? nga greqishtja lykos (ujk) dhe antropos (njeri) ? është e pranishme që në prehistori. Të parët në fakt që transformoheshin në ujq ishin guidat shpirtërore të kulturave primitive.
"Gjatë ekstazës, shtriganët riktheheshin në një botë kafshërore", shpjegon Giordano Berti, autor i "Historia e Shtriganisë". Metamorfozat ndryshonin sipas zonave gjeografike: në Afrikë transformoheshin në luanë dhe në hiena, në Rusi transformoheshin në arinj, në Azi transformoheshin në tigra dhe në Amerikë në xhaguarë.
"Njerëzit ujq" ishin në fakt të pranishëm në Europë dhe ndoshta përfaqësonin tentativën për të zhdukur konkurrentët në luftën për prenë apo për të larguar rrezikun e batërdive në bagëti.
Kjo e fundit ishte dhe një prej domethënieve të Lupercalëve të lashtë, festa romake që festohej në 15 shkurt (dhe që u hoq në vitin 494 nga Papa Gelasio), në nder të Fauno Luperco, detyra e të cilit ishte pikërisht të mbante larg ujqit.
Ujqit njerëz, si krijesa të frikshme dhe monstruoze, u përhapën mbi të gjitha në epokën kristiane.Ujqit njerëz, si krijesa të frikshme dhe monstruoze, u përhapën mbi të gjitha në epokën kristiane.
"Në përzierjen aspak të pastër mes njeriut dhe ujkut, kisha shihte shprehjen e të keqes, nënshtrimin ndaj demonit, dhe ekstazat konsideroheshin kështu si zotërime të djallit", thotë Berti. Gjatë Mesjetës, legjendat u përhapën edhe më tej: thuhej që për t"u transformuar në ujk mjaftonte të pije ujin e gjurmëve të kafshëve, ose të merrje një gur nga një mal i helmët apo të rrëmbeheshe prej ujqërve. Por tani që e dimë që këto teori janë false, hipoteza për origjinën e vërtetë të simptomave që bënë të arrestohen dhe të dënohen shumë njerëz për likantropi janë të tjera.
Të sëmurë?
"Mes tyre kishte ndoshta individë që sot mund t"i përcaktojmë si psikopatë apo serial killer-a", thotë studiuesi.
Por mes të akuzuarve për metamorfozë drejt ujkut mund të kish edhe njerëz që i kapnin konvulsionet e zemërimit, infeksionit nga ndonjë virus, shumë të përhapur këta në fundin e Tetëqindës (Pasteur e shpiku vaksinën në 1885), që në formën e "Zemëratës" provokon agresivitet dhe haluçinacione, dhe që mund të transmetohet tek njeriu nga shtrëngimi i kafshëve të infektuara, përfshirë ujqit.
Ose individë të prekur nga hipetrikoza, sëmundje që provokon një prodhim jonormal qimesh edhe në vende shumë pak të natyrshëm, si në ballë apo përreth syve. Apo edhe persona nën efektin e kërpudhave haluçinogjene, si Amanita muscaria. Kjo e fundit është një prej hipotezave më të mbështetura për të shpjeguar zemëratën vrastare të berserker-ave, luftëtarët e egër vikingë që përpara çdo lloj beteje hynin në një gjendje trance (berserksgangr), që i bënte agresivë dhe të pandjeshëm ndaj dhimbjes. Të vdekur a të gjallë?
Dhe ndoshta ka një sëmundje edhe në origjinë të një tjetër frike, që aty nga fundi i gjashtëqindës tronditi Europën perëndimore."Në Hungari nisën të qarkullojnë zëra që në disa varreza të fshatrave, të vdekurit ngriheshin nga varret për të sulmuar të afërmit e tyre, deri në atë pikë sa nisën të zhvarrosin kufomat për të kërkuar shpjegime, ndërkohë që autoritetet fetare zbatonin ekzorcizma apo bënin thirrje që kufomave tu pritej koka", thotë eksperti.
Fenomeni u përhap me shpejtësi të madhe, duke përfshirë Moravinë, Rumaninë, Serbinë dhe Rusinë. Në po të njëjtën kohë përhapej fjala magjare vampir, për të identifikuar këta të vdekur trazues që lëviznin gjatë netëve në kërkim të gjakut për ta thithur.
Sipas Wayne Tikkanen, docent i Kimisë në California State University, legjenda e vampirëve (sidomos ajo e trajtuar në mesin e tetëqindës nga Bram Stoker në romanin Drakula) mund ta ketë marrë frymëzimin edhe nga të sëmurët nga "porfiria". Bëhet fjalë për një patologji të trashëguar, atëherë e pakurueshme: në fakt janë të shumta analogjitë mes simptomave të saj dhe karakteristikave që legjenda u ka atribuar vampirëve, këtyre krijesave të natës. Porfiria në fakt dëmton metabolizmin e porfirinës, përbërje kimike thelbësore për sintezën e hemoglobinës, proteina kryesore e gjakut: kush është i prekur është shumë i zbehtë, duke qenë se është anemik, shumë i ndjeshëm ndaj dritës, pra nuk e duron dot dritën e diellit e cila provokon dëmtime për lëkurën, dhe vuan nga eritrodonzia (dhëmbët ku depozitohen porfirinat bëhen në ngjyrë të kuqe dhe fluoreshente që është dallueshme mbi të gjitha natën).
Duke qenë se nuk e duronin dritën, këta të sëmurë preferonin të dilnin vetëm gjatë natës, pasi perëndonte dielli, madje më mirë kur hëna ishte e plotë, sepse ndriçonte rrugët në kohë kur nuk kishte ndriçim me energji elektrike. Në fakt, atëherë kura ishte që të injektoje gjak kau (nuk shërbente për asgjë), ndërkohë që hudhra nuk këshillohej sepse i theksonte më shumë simptomat e sëmundjes. Në disa raste porfiria shoqërohet me hipertrikozë, dhe kjo gjë mund të ketë favorizuar mbivendosjen me legjendën e likantropëve (vetë Drakula i Stokerit transformohej ndonjëherë në ujk).
Megjithatë, kulmi i shfaqjes së vampirëve në Europë në fundin e 600 dhe fillimin e 700 nuk ishte një kohë e karakterizuar nga një përhapje e madhe e kësaj sëmundje. Ishte më shumë e lidhur me kërkimin e një shpjegimi për çrregullimet si dhe vdekjet e papritura të epokës: në fakt pikërisht atëherë, pas tre shekujsh, po përfundonte gjuetia ndaj shtrigave.