- Regjistruar më
- Mars 17, 2021
- Mesazhe
- 39,180
- Pëlqime
- 27,702
Të gjithë kemi nevojë për këpucë me takë të lartë për sezonin vjeshtë-dimër 2021-2022. Sezonin e kaluar, për shkak të pandemisë globale, ne lamë mënjanë këpucët e bukura, rrobat e mahnitshme dhe të ngrohta dhe palltot simpatike për t’iu përkushtuar tërësisht kostumeve, pantoflave dhe jo vetëm. Me pak fjalë, ne meritojmë një palë këpucë të reja!
![]()
Ne meritojmë të dalim, të kemi një aperitiv me miqtë, të shohim njerëz që nuk i kemi parë për një kohë të gjatë dhe të ndihemi të mrekullueshëm. Dhe, po, mund ta bëjmë edhe me një palë atlete, por takat janë krejtësisht diçka tjetër. A jeni gati për të zbuluar tendencat e reja?
Më poshtë zbulojmë se cilat janë këpucët me takë të lartë për sezonin vjeshtë/dimër 2021-2022, duke përfshirë ato të hapura dhe çizmet deri tek kyçi i këmbës, në mënyrë që secili të zgjedhë të përsosurën për look-un e ardhshëm.








