Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Luledielli—E bukur dhe e dobishme

Ajogoca1

Kontributor
Regjistruar më
Shkurt 6, 2021
Mesazhe
11,666
Pëlqime
14,729
613eb67e3d2bf79c6c07962d2af9a37e.jpg

Kur dielli ndriçon dhe I fal ditës shkëlqimin edhe ne na ngre humorin. E pra, nuk është çudi që anembanë botës njerëzve u qesh fytyra kur shohin lulen me emrin e diellit, pra lulediellin. Edhe vetëm një luledielli të kesh në kopsht, pamja e saj e këndshme dhe e gëzueshme mund të të sjellë në humor. Imagjinoni po të shihni një fushë të gjerë plot me boçet e tyre me ngjyrë të verdhë të ndezur!



Por, a e dini si u bë kaq e njohur kjo lule e dashur? A është e vërtetë që ajo kthehet nga dielli? Dhe, a është vërtet e dobishme?



Një udhëtim rreth botës



Vendi I origjinës së lulediellit shtrihej nga Amerika Qendrore deri në jug të Kanadasë së sotme. Atje indianët kultivonin lulediellin. Kur eksploruesit spanjollë e çuan bimën përtej Atlantikut në vitin 1510 e.s., ajo u përhap me të shpejtë anembanë Evropës Perëndimore. Në fillim, luledielli mbahej thjesht për zbukurim, për të hijeshuar kopshtet botanike dhe kopshtet e shtëpive. Por, aty nga mesi I shekullit të 18-të, farat e saj shiheshin si ushqim I zgjedhur. Në atë kohë, njerëzit përdornin edhe gjethet e lulet e saj si çaj për të ulur temperaturën.



Më 1716, një anglez mori një licensë për të nxjerrë vaj nga luledielli që të përdorej në industrinë e thurjes dhe të regjjes së lëkurës. Megjithatë, vaji I lulediellit pothuajse nuk njihej fare në pjesën tjetër të Evropës deri në shekullin e 19-të. Ishte cari rus, Pjetri I Madh, ai që mori farat e lulediellit nga Holanda në vitin 1698 dhe I çoi në Rusi. Megjithatë, kultivimi I lulediellit për qëllime ekonomike në Rusi filloi vetëm në vitet 30 të shekullit të 19-të. Disa vjet më vonë, rajoni Voronjezh I Rusisë prodhonte mijëra tonë vaj luledielli. Shpejt, kultivimi I lulediellit u përhap në vendet fqinje, si Bullgari, Hungari, ish-Jugosllavi, Rumani dhe Ukrainë.



Si për ironi, në fund të shekullit të 19-të, luledielli u bë sërish e njohur në Amerikën Veriore nga emigrantët rusë. Të shpërngulurit e hershëm në këtë kontinent, ndryshe nga indianët, nuk e kishin vazhduar kultivimin e lulediellit. Sot në vende të ndryshme në mbarë botën ka fusha të paana me luledielli.



I shkon pas diellit.



A është e vërtetë që luledielli e kthen kokën nga dielli? Po. Si gjethet, ashtu edhe lulet janë heliotropike, që do të thotë se kthehen nga vjen drita e diellit. Bima grumbullon auksinën, një hormon bimor që kontrollon rritjen. Në anën që nuk sheh nga dielli, sasia e auksinës është më e madhe, dhe kjo bën që kërcelli të rritet duke u drejtuar nga dielli. Megjithatë, kur çelin plotësisht, lulet nuk janë më heliotropike, por në përgjithësi drejtohen nga lindja.



Emri I lulediellit në latinisht, Helianthus annuus, vjen nga fjalët greke që do të thonë «diell» e «lule» dhe nga fjala në latinisht që do të thotë «njëvjeçare». Ajo zakonisht shkon rreth dy metra, por disa lloje gjigante rriten më shumë se dyfish. Kërcelli I fortë dhe gjethet e ashpra e të gjelbra kurorëzohen me një lule të madhe, të rrumbullakët, me petale në ngjyrë të verdhë të ndezur. Petalet rrethojnë pjesën e errët në qendër, që përbëhet nga lule të vogla në formë tubthash. Kur pjalmohen nga insektet, këto lule të vogla japin farat e ngrënshme të lulediellit. Diametri I boçes së lulediellit shkon nga 5 deri në 50 centimetra dhe prodhon 100 deri në 8.000 fara.



Ka dhjetëra lloje Helianthus dhe po krijohen vazhdimisht varietete të reja hibride. Zakonisht, vetëm dy lloje kultivohen për qëllime bujqësore. Njëri është Helianthus annuus, I cili kryesisht kultivohet për prodhimin e vajit të lulediellit, kurse tjetri, Helianthus tuberosus, kultivohet për zhardhokët e saj që I ngjajnë patates. Ata përdoren si ushqim për bagëtinë dhe për prodhimin e sheqerit e të alkoolit.



Vlera ekonomike



Sot luledielli kultivohet kryesisht për farat e saj nga nxirret vaj I një cilësie të lartë. Vaji I lulediellit përdoret për gatim, për salcë sallate dhe për të bërë margarinë. Farat kanë mjaft vlera ushqyese, pasi përmbajnë 18 deri në 22 për qind proteina dhe lëndë të tjera ushqyese.



Kur duan diçka të lehtë, shumë njerëzve u pëlqejnë farat e lulediellit të pjekura pak dhe me kripë. Mielli që nxirret nga farat, përdoret sa për lezet në pjekje. Për më tepër, vaji I lulediellit është një nga përbërësit e shampove, zbutësve të buzëve, kremit të duarve, kremit të trupit dhe produkteve për bebe. Madje, ai përdoret edhe për prodhimin e vajit të motorëve. Ndërsa farat e lulediellit përdoren edhe si ushqim për zogjtë dhe kafshët e vogla.



Një fushë me luledielli është një parajsë për bletët mjaltëse—në një hektar me luledielli mund të prodhohen nga 25 deri në 50 kilogramë mjaltë. Kur mbaron korrja e lulediellit, kërcejtë që mbeten, përmbajnë 43 deri në 48 për qind celulozë, e cila është e mirë për të prodhuar letër dhe artikuj të tjerë. Pjesët që mbeten nga luledielli, mund të bëhen silazh ose pleh.



Sigurisht, luledielli është vërtet një dhuratë e çmuar për njeriun. Bukuria e saj ka frymëzuar vepra arti, si piktura «Luledielli» e Vincent van Gogut. Kudo që rritet, luledielli duket sikur na sjell diellin në shtëpi e kopshte.
 
po te mos kishim luledielli sdo kishim vaj po te mos kishim vaJ ngelen vezet pa skuq haha keshtu qe eshte e vlefshme haha
 
po te mos kishim luledielli sdo kishim vaj po te mos kishim vaJ ngelen vezet pa skuq haha keshtu qe eshte e vlefshme haha
Ke vaj ulliri për atë punë,po thuaj si do kalonin njerëzit kohën pa ngrënë fara ?
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back