Nuk është e lehtë për to! Problemet që kanë gratë me sisë të mëdha
Shumë gra ëndërrojnë të kenë sisë të mëdha, dhe ato që i kanë të tilla do të dëshironin që ato të ishin më të vogla
Jeta do të ishte më e lehtë për to atëherë, zgjedhja e sutjenave do të ishte më e madhe, ato do të flinin siç do të dëshironin, transmeton Telegrafi.
Femrat me sisë të vogla do të dëshironin të kenë sisë më të mëdha, ato me më të mëdha ëndërrojnë për diç më të vogla, ndërsa meshkujt kryesisht i duan që të jenë të asaj madhësie që t’ua mbushnin duart.
Në raport me femrat me sisë të vogla, të cilat mund të ecin pa sutjena, nëse dëshirojnë, ato me më të mëdha atë luks kurrë nuk mund t’ia lejojnë vetes, pos brenda shtëpisë së tyre.
Ekzistojnë edhe probleme të tjera të cilat i mundojnë femrat me sisë të mëdha: pa sutjena nuk mund të shkojnë askund dhe ndiejnë lehtësim të madh pasi që në fund të ditës i heqin, ndërkaq më në fund sisët të jenë të lira.
Stërvitja është një sfidë
Çfarëdolloj ushtrimesh të bëni, ka gjasa që ato të bëhen (pa dashje) sfiduese për ju. Pavarësia e gjoksit, bashkuar me lëvizjet që kërkohen për disa ushtrime, mund të tërheqë vështrimet e të tjerëve, edhe kur ju nuk e kuptoni.
Gjoksi që ulet e ngrihet dhe mundësia se mund të “rrëshqasë” nga sutjenat, mjafton që t’ju mërzisë.
Ju dhemb shpina?
Ose akoma më keq: “Ke menduar të bësh një operacion për zvogëlimin e gjoksit?”. Këto janë disa nga pyetjet që mund të keni dëgjuar nga shoqet, ose të njohurit që nuk rrinë dot pa folur.
Megjithëse gjoksi juaj ju bezdis mjaft herë, thellë-thellë ju e doni atë! Përkundrazi, atyre që ju bëjnë këtë pyetje, ju vjen t’i bëni pyetjen e kundërt: “Po ty, të ka vajtur ndonjëherë në mendje ta zmadhosh tëndin?”
Rëndesa bën punën e vet
Për fat të keq, gjoksi i madh, me kalimin e kohës, ka tendencë të bjerë më shumë se gjoksi i vogël. Është një ligj i natyrës; sa më e madhe pesha, aq më shumë vepron rëndesa.
Jo më kot ka plot gra që kur arrijnë njëfarë moshe, detyrohen të bëjnë operacion plastik për reduktimin e gjoksit.
/Telegrafi/