Tavë me qoftë dhe patate
Perberesit:
500 gr mish të grirë
1 vezë
1 qepë
1 fetë bukë
4 lugë galetë
Pak xhinxhër
3 domate mesatare
Majdanoz
Nenexhik
Piper të zi
Kripë
5 patate të mëdha
2 patëllxhanë
1 lugë salcë koncentrat
Vaj ulliri
Pergatitja:
Formojmë brumin e qofteve duke bashkuar mishin me vezën, qepën e grirë në rende, domaten e grirë në rende, xhinxherin, kripën, piperin, nenexhikun dhe bukën e qullur në ujë si dhe galetën. E ngjeshim mirë dhe e lëmë të pushojë 1 orë.
Patatet i presim në gjysëm hënë në copa të mëdha, gjithashtu edhe patëllxhanët e domatet. I vendosim në tavë, 1 qofte, 1 patate, 1 patëllxhan. I spërkasim me kripë dhe vaj ulliri dhe i vendosim në furrë në nxehtësi maksimale për 10 minuta.
Më pas e nxjerrim dhe shtojmë domatet në të. Salcën e tresin në 500 ml ujë dhe ia shtojmë tavës. E pjekim në 220 gradë për 40 minuta.