Peshqit kanë një super imagjinatë, janë romantikë dhe unikë. Si një shenjë e mbushur me pasione dhe dëshira, Peshqit lehtësisht mund të ngatërrohen me një shenjë të ndjeshme dhe nostalgjike, por jo gjithnjë është kështu. Ata kanë si element ujin dhe udhëhiqen nga Neptuni. Peshqit shquhen për fleksibilitetin dhe përshtatjen në çdo mjedis. Është një shenjë empatike, transparente dhe e hapur. Peshqit janë vizionarë dhe kanë një ndjeshmëri të lartë ndaj situatave të ndryshme, të cilat jo domosdoshmërisht i prekin.
Gjithsesi, e kanë paksa të vështirë të ndajnë mendjen dhe mendojnë 1000 herë para se të flasin. Peshqit kërkojnë një lidhje që frymëzohet nga romancat më të bukura të dashurisë. Nuk është çudi nëse sheh një person të kësaj shenje që teksa flet për dashurinë, t’i shkëlqejnë sytë, pasi beson te shpirti binjak. Peshqit dashurojnë me shpirt dhe bëjnë gjithçka për personin që kanë në krah.
Peshqit janë të dashur me miqtë dhe kanë shokë për kokë. Ata nuk thonë pothuajse kurrë gjëra që i lëndojnë të tjerët. Peshqit klasikë vdesin për ambiente të rehatshme. Ata kanë një qasje të bukur artistike, janë ëndërrimtarë, besojnë te fuqia e universit dhe e kristaleve. Peshqit nuk dallohen si një shenjë me aftësi organizuese, ndaj jeta dhe shtëpia e tyre mund të jetë pak kaotike.
Ndërkaq, rikujtojmë se Hëna e plotë do të shkëlqejë në shenjën e Virgjëreshës më 24 shkurt dhe premton të sjellë emocione intensive dhe të theksojë nevojën për analiza dhe rregull. Kjo dritë qiellore do të nxjerrë në pah tensionet dhe do të vendosë më shumë përgjegjësi si ndaj vetes ashtu edhe ndaj të tjerëve. Hëna në Virgjëreshë thekson detajet, të cilat mund të çojnë në rritjen e ankthit dhe frikës, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me shëndetin dhe marrëdhëniet e biznesit.