Ne Luzern, një fabrikë që prodhon birrë ka vendosur të ofrojë një ambalazh special në mbështetje të kombëtares në përballjen e sotme ndaj Kosta Rikës.
Në ambalazhin e birrës Luzerner Bier, është një fotografi e shqiponjës dykrenare që e përdorën Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, pas golave në ndeshjen ndaj Serbisë.
FIFA ka gjobitur dy futbollistët shqiptarë dhe kapitenin e Zvicrës me 10 mijë dollarë secili dhe duke iu ndaluar përdorimin e simbolit të shqiponjës gjatë këtij botërori.
The post Zvicra nderon shqiptarët, birrë me shqiponjën e Xhakës dhe Shaqirit appeared first on Lajmi i Fundit.