- Regjistruar më
- Dhjetor 9, 2024
- Mesazhe
- 832
- Pëlqime
- 377
KJO DASHURI
Kjo dashuri
kaq e vrullshme
Kaq e brishtë
Kaq e ndjeshme
Kaq e dëshpëruar
Kjo dashuri
E bukur si dita
Dhe e keqe si moti
Kur moti është i keq
Kjo dashuri kaq e vërtetë
Kjo dashuri kaq e bukur
Kaq e lumtur
Kaq e hareshme
Dhe kaq mendjelehte
Qe dridhet nga frika si nje fëmijë ne terr
Dhe kaq e sigurtë në vetvete
Si nje burre i qete ne mes te natës
Kjo dashuri që fuste frikën të tjerëve
Qe i bënte të flisnin
Që i bënte të zbeheshin
Kjo dashuri e përgjuar
Sepse ne e përgjojmë
E ndjekur e plagosur e shkelur e mbaruar e mohuar e harruar
Sepse ne e kemi ndjekur plagosur mbaruar mohuar harruar
Kjo dashuri e plotë
Kaq e gjallë akoma
Plot diell
Është e jotja
Është e imja
Ajo që ka qënë
Kjo gjë gjithmonë e re
Dhe që nuk ka ndryshuar
Aq e vërtete si një bimë
Aq drithëruese si një zog
Aq e ngrohtë aq e gjallë si vera
Ne mundeni që të dy
Të shkojmë e të vijmë
Ne mund të harrojmë
E pastaj të biem në gjumë.
Të zgjohemi të vuajmë të plakemi
E të biem serisht në gjumë
Te ëndërrojmë për vdekjen
Të zgjohemi, të buzëqeshim e të qeshim
E të rinohemi
Dashuria jone qëndron aty
Kokëfortë si mushkë
E gjallë si dëshira
E pamëshirshme si kujtesa
Budallaqe si pendesa
E dhembshur si kujtimet
E ftohtë si mermeri
E bukur si dita
E brishtë si femija
Na vështron duke buzëqeshur
Dhe na flet pa thënë asgjë
Dhe unë degjoj duke u dridhur
Dhe thërras
Thërras për ty
Thërras për mua
Unë te lutem
Për ty, për mua dhe për të gjithë ata qe duhen
Dhe që janë dashur.
Po, unë i thërras
Për ty, për mua dhe për të gjithë të tjerët
Që unë nuk i njoh:
-Qëndro aty
Aty ku je
Aty ku ti ishe dikur.
Qëndro aty
Mos lëviz
Mos shko
Ne që u deshëm
Ne të kemi harruar
Ti mos na harro
Ne të kemi veç ty në ketë botë
Mos na lër të bëhemi të ftohtë
Shumë më të largët gjithmonë
Kudo që të jesh
Na jep një shenjë jete
Pas shumë kohësh pranë një korije
Në pyllin e kujtimeve
Shfaqu papritmas
Na zgjat dorën
Dhe na shpëto.
Kjo dashuri
kaq e vrullshme
Kaq e brishtë
Kaq e ndjeshme
Kaq e dëshpëruar
Kjo dashuri
E bukur si dita
Dhe e keqe si moti
Kur moti është i keq
Kjo dashuri kaq e vërtetë
Kjo dashuri kaq e bukur
Kaq e lumtur
Kaq e hareshme
Dhe kaq mendjelehte
Qe dridhet nga frika si nje fëmijë ne terr
Dhe kaq e sigurtë në vetvete
Si nje burre i qete ne mes te natës
Kjo dashuri që fuste frikën të tjerëve
Qe i bënte të flisnin
Që i bënte të zbeheshin
Kjo dashuri e përgjuar
Sepse ne e përgjojmë
E ndjekur e plagosur e shkelur e mbaruar e mohuar e harruar
Sepse ne e kemi ndjekur plagosur mbaruar mohuar harruar
Kjo dashuri e plotë
Kaq e gjallë akoma
Plot diell
Është e jotja
Është e imja
Ajo që ka qënë
Kjo gjë gjithmonë e re
Dhe që nuk ka ndryshuar
Aq e vërtete si një bimë
Aq drithëruese si një zog
Aq e ngrohtë aq e gjallë si vera
Ne mundeni që të dy
Të shkojmë e të vijmë
Ne mund të harrojmë
E pastaj të biem në gjumë.
Të zgjohemi të vuajmë të plakemi
E të biem serisht në gjumë
Te ëndërrojmë për vdekjen
Të zgjohemi, të buzëqeshim e të qeshim
E të rinohemi
Dashuria jone qëndron aty
Kokëfortë si mushkë
E gjallë si dëshira
E pamëshirshme si kujtesa
Budallaqe si pendesa
E dhembshur si kujtimet
E ftohtë si mermeri
E bukur si dita
E brishtë si femija
Na vështron duke buzëqeshur
Dhe na flet pa thënë asgjë
Dhe unë degjoj duke u dridhur
Dhe thërras
Thërras për ty
Thërras për mua
Unë te lutem
Për ty, për mua dhe për të gjithë ata qe duhen
Dhe që janë dashur.
Po, unë i thërras
Për ty, për mua dhe për të gjithë të tjerët
Që unë nuk i njoh:
-Qëndro aty
Aty ku je
Aty ku ti ishe dikur.
Qëndro aty
Mos lëviz
Mos shko
Ne që u deshëm
Ne të kemi harruar
Ti mos na harro
Ne të kemi veç ty në ketë botë
Mos na lër të bëhemi të ftohtë
Shumë më të largët gjithmonë
Kudo që të jesh
Na jep një shenjë jete
Pas shumë kohësh pranë një korije
Në pyllin e kujtimeve
Shfaqu papritmas
Na zgjat dorën
Dhe na shpëto.