Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Zbulo numrin tënd me fat sipas shenjës së horoskopit!

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,911

Zbulo numrin tënd me fat sipas shenjës së horoskopit!​


Nëse e merrni parasysh datën e lindjes së juaj, mundeni të bëni sekuancë të numrave që e përshkruajnë personalitetin tuaj.

Viti i lindjes
Kriteri i parë për zbulimin e karakteristikave është viti i lindjes suaj. Mbludhni numrin e vitit dhe do të fitoni një numër. Nëse ai është me shumë shifra, mundeni ta mblidhni edhe një herë, në mënyrë që do ta ndani numrin e fituar, kështu që fitoni dy numra lidhur me ju. Këto numra, në të vërtetë quhen numra të gjeneratave, sepse i referohen njerëzve lindur në një vit të caktuar. Ato janë veçanarisht të rëndësishëm në kartat – tarot, sepse pikërisht e tregojnë situatën në të cilën jeni.

Për shembull: Ta marrim vitim 1992. Nëse mblidhni 1+9+9+2 do ta fitoni numrin 21. Këtë numër duhet ta ndani në 2+1 dhe do ta fitoni numrin 3. Kështu që keni dy numra me fat – 21 dhe 3.

Numri i gjeneratës
Edhepse këto numra referohen në një brez të gjeneratës, së bashku me numrat individual japin një pamje origjinale për personalitetin juaj dhe e japin kombinimin tuaj me fat. Gjithashtu data e lindjes është tregues i madh i personalitetit tuaj, për atë qëllim vetëm mblidhni numrat.

Për shembull: Nëse jeni lindur më 25.03.1992, mblidhni 2 +0 +3 +5 +1 +9 +9 +2. Shuma është 31 dhe 3+1 është barabartë me 4. Në këtë rast ju fitoni edhe dy numra 31 dhe 4. Kështu së bashku me numrat e mëparshëm, personi i lindur me 25.03. 1992 gjithësej ka 4 numra të fatshëm: 21, 3, 31 dhe 4.

Për shembull, personi i lindur me shenjën e dashit. Lidhja e shenjave astrologjike me numrat përshtaten ne 12 shtëpi astrologjike. Dashi është shenja e parë në rrethin e horoskopit dhe ajo është barabartë me shtëpinë e parë, kështu që numri i fatshëm në shembullin tonë do të jetë numri 1. Në këtë mënyrë me analizën e të dhënave vimë deri te numrat tanë të fatshëm 21, 3, 31, 4 dhe 1.

Horoskopi

DASHI (21 mars – 20 prill) Dashit gjithmonë i takon numri 1. Ai është dominant, gjithmonë i pari, lider i vërtetë dhe është më aktiv prej të gjitha shenjave të horoskopit.

DEMI (21 prill – 20 maj) – Demi është lidhur me numrin 2, jo sepse shenja është për dyfishim, po për shkak të natyrës së shtëpisë së dytë në të cilën demi individual vjen në veprim të plotë. Kur është formuar individi ( dashi) ai dëshiron të krijon kontakt dhe ajo natyralisht arrihet me shtëpinë e dytë. Prandaj demi është lidhur me numrin 2.

Binjakët (21 maj – 21 qershor) Ata I përkasin numrit 3. Ajo lidhje nuk është për shkak të numrit ideal, por për shkak të aftësisë për komunikim, po ashtu mund ta përfaqësojnë edhe numrin 2 sepse kanë natyrë të dyfishtë. Kështu që për binjakët numra të fatshëm janë 2 dhe 3.

Gaforrja (22 qershor-22 korrik) Definitivisht i përshtatet numri 4 i cili parafytyron sigurinë, shtëpinë, vatrën, dhe gjithë ajo që shpreh karakterin e shtëpisë së katërt ose karakteristikat e gaforres.

LUANI (23 korrik – 23 gusht) Në astrologji, luanët janë të lidhur me numrin 5. Shtëpia e pestë e shënon karakterin e tij, tendencën për teatrin, sportin, argëtimin dhe cirkun.

VIRGJËRESHA (24 gusht-23 shtator) Shtëpia e gjashtë është e virgjëreshës e cila është simbol i famshëm për detyrat e përditshme, gjëra të vogla, prirjet, kujdesin shëndetësor dhe mjekësor, kështu që për të numri i fatshëm është numri 6.

PESHORJA (24 shtator – 23 tetor) Gjithmonë e do më shumë gjysmën tjetër se vetëveten, është e shtatë me radhë dhe natyralisht e përfaqëson shtëpinë e shtatë në horoskop e cila përfaqëson partneritet, martesë dhe marrëdhënie harmonike. Megjithatë, edhe numri 2 është i fatshëm për të. Në jetën e saj mund të mbështetet në numrin 2 dhe 7.

AKREPI (24 tetor – 22 nëntor) Luftë dhe pasion deri në vdekje. Mandej rimëkëmbje dhe përseri rritje nga rrënojat. Këto janë karakteristikat themelore të shtëpisë së tetë e cila parafytyron tranformim, seksualitet, lindjen e fëmijës, rimëkëmbjen, kështu që akrepit në mënyrë të përsosur i përgjigjet numri tetë.

SHIGJETARI (23 nëntor – 21 dhjetor) Shigjetari i do largësitë, gjerësitë, lartësitë, udhëtimet, fenë, filozofinë dhe lirinë. Plotësisht përputhet me shtëpinë e nëntë në horoskop, kështu që për disa numri 9 ka rëndësi të madhe. Kjo është sepse me shigjetarët zotëron Jupiteri, planeti më i mirë sipas astrologëve.

BRICJAPI (22 dhjetor – 20 janar) Kjo shenjë është lidhur me progresin, kështu qësuksesi i saj është i merituar, i fortë dhe i sigurtë. Ai është i barabartë me shtëpinë e dhjetë e cila karakterizon kurorën e suksesit, kredibilitetin dhe karrierën e shkëlqyeshme. Numrat e tij të fatshëm janë numri 10 dhe numri 1.

UJORI (21 janar – 19 shkurt) – Ujori përfaqëson shtëpinë njëmbëdhjetë në horoskop, është i lidhur me njerëz të afërt, humanizëm, filantropi dhe shërbime sociale. Prandaj atij i takon numri 11 dhe numri 2.

Peshqit (20 shkurt – 20 mars) Peshku është i fundit në vargun dhe gjithmonë është lidhur me shtëpinë 12 e cila i përfshin ëndrrat, ndërgjegjësimin, të menduarit, spitalet, çmendinat, burgjet dhe laboratorët. Numrat 12 dhe 3 i karakterizojnë peshqit.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back