Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Xheste të vogla që meshkujt i adhurojnë tek femrat

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,911

Xheste të vogla që meshkujt i adhurojnë tek femrat​


hand-drawn-doodle-relationship-mutual-understanding-assistance-interaction-friendship-love-sym...jpg


Kur një mashkull dashurohet me një femër, ka mjaft gjëra të vogla të saj dhe të personalitetit të saj që e lumturojnë. Janë raste të përgjithshme, por në fakt kaq të veçanta dhe që meshkujt i adhurojnë, por nuk i thonë kurrë, edhe pse duhet t’i thonë, shkruan “Huffington Post”.

Por cilat janë gjërat që meshkujt duan më shumë nga femrat?

* Pëlqen mënyrën se si qesh kur e mendon.
Nuk ka rëndësi nëse ka pasur nëj ditë stresuese, është bllokuar në trafik apo thjesht i mërzitur. Një mashkull me fat do të ketë përkrah një femër që do ta bëjë të qeshë, edhe pse në distancë.

* I pëlqen ta bëjë të qeshë.
Një mashkull e dashuron vërtetë një grua që qesh në jetën e saj dhe i pëlqen ta zbavisë. Por mbi të gjitha i pëlqen të jetë ai burimi i buzëqeshjes.

* Dëshiron të jetë fizikisht pranë saj.
Qoftë nëse rrijnë bashkë në divan, apo në këmbë duke pritur një taksi, s’ka rëndësi. Por një mashkull dëshiron vërtetë të jetë pranë femrës së tij, duke e parë si një mënyrë për t’u ndjerë të lidhur si fizikisht si shpirtërisht.

* I pëlqen mënyra se si luan me flokët e tij kur i jep makinës.
Në fakt, nuk ka një shpjegim logjik, por është fantastike.

* I pëlqen mënyra se si qesh femra, pasi e ka puthur.
Keni provuar ndonjëherë euforinë që vjen pasi keni puthu personin e duhur? Shkëndija që shpërthen kur putheni? Ndonjëherë reagimi i mundshëm është thjesht… një buzëqeshje.

* I pëlqen kur i tërheq vëmendjen
Edhe meshkujt duan të ndjehen të dëshiruar. Në pjesën më të madhe të rasteve janë femrat, që duan të tërheqin vëmendjen.

* I pëlqen kur femra që ka në krahë bën diçka qesharake, pa e kuptuar.
Ndoshta duke mbledhur hundën kur qesh, apo e godet në shpatulla kur femra është e zemëruar. Ka edhe mënyra të tjera reagimi që i bën në mënyrë natyrale, pa e vënë re. Por në fakt këto janë gjeste që një mashkull i adhuron.

* I pëlqen mënyra që në lidhje gjërat janë natyrale
اdo mashkull dhe çdo femër duhet të impenjohet në një lidhje, që ajo të funksionojë. Por kur dy persona janë totalisht në sintoni me njëri-tjetrin, lidhja do të ecë përpara natyrshmërisht.

* I pëlqen të të kërkojë këshilla.
Kur e vlerëson dhe ke respekt për dikë, sigurisht që vlerëson dhe mendimin e tij, që të bind më shumë se çdo opinion tjetër. Nëse njeriu i jetës e vlerëson mendimin tënd, e merr për zemër dhe e vlerëson në vendimet e tij është një shenjë e mirë.

* I pëlqen kur femra merr iniciativa.
Qoftë dhe në gjeste të vogla, si një përqafim, një puthje në faqe etj., janë iniciativa të vogla që partneri i vlerëson. Janë gjëra që duken kaq të zakonshme por që vendosin në sintoni dy persona, duke transformuar shprehjen “unë dhe ti” në “ne”.

* I pëlqen ta shohë femrën në sy.
Të shikosh në sy një person tjetër zakonisht është e sikletshme. Por jo me personin e duhur. Përkundrazi ai shikim është me dashuri, dhe dashuria veçse rritet mes dy personave që kanë nisur një spirale në shpirtin e tyre, dhe i kanë lejuar njëri-tjetrit të shohin brenda tyre.


/ Top Channel
 
Këto gjëra ishin kur nuk kishte internet.
Tani njerzit kanë preferenca virtuale.....standarte të tjera, të ndryshme nga këta në temë..?

Tani knaqen me Emoji dhe fjalë shkurtimisht,
MHB- Më hahet buk !
FLM - Fli me mua ! Faleminderit ?
SPS - Sjam për sonte
KLM - Ke lujt mendsh
TDSH-Të dalt shpirti !
VK- Vërtet këndshëm... ?
VL- Vap e leht..kësaj i themi edhe vari leshtë ??
Tkshxh-Tarzani kalon
shumë xhungla !
Pz- Pa zgjidhje ! Për Zotin
Tkz - Të kafshoft Zagari !
TFS- Te fala sateme.
??
 
Pak qenkan
 
Zemer me mua dua te jesh sa me vetvetja dhe natyrale.
Dua tjesh e lire sikur je me veten tende.
I Dashur - Je i sigurt per kte qe po thua?

Plotesisht zemra ime..

Fill mas bisedes i leshon nje bombe automike per shkak qe kish konsumu fasule.

Oh i dashur sa mir qe mthe tjem e lirshme se po plasja, 33 her mka bo rruge boshe por**** per me dal.
 
Qysh jom tu nejt me ardh mem ngjesh pak ?
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back