Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Xhaka: Gjaku im është shqiptar dhe këtë s’mund të ma marrë askush

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Shkurt 25, 2018
Mesazhe
4,608
Pëlqime
103
xhaka-525x350.jpg
“Zvicra është shtëpia ime, është vendi ku kam lindur dhe ku jam rritur, por asnjëherë nuk do të harrojë rrënjët e familjes time. Gjaku im është shqiptar dhe këtë s’mund të ma marr askush. Zemra ime është 50:50. Nuk mund t’i ndajë. Kam dy shtëpi, një në Zvicër dhe një në Kosovë”, këto ishin fjalët e Granit Xhakës vitin e kaluar për Arsenal TV.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kanë qenë temë diskutimi në gjitha mediat botërore për pothuajse një javë, pas festimit me shqiponjë kundër Serbisë, shkruan Insporti.

Ai edhe u dënua për këtë veprim nga FIFA me 10 mijë franga zvicerane, aq sa Xherdan Shaqiri, kurse kapiteni, Lichtsteiner, që u solidarizua me shqiptarët, u dënua me 5 mijë.

Një vit më parë ai kishte shpjeguar krenarinë rreth prejardhjes së tij për kanalin zyrtar të Arsenalit.

Ai ndër të tjera kishte folur për vuajtjet që kishte kaluar familja e tij gjatë luftës dhe se si kishin përfunduar në Zvicër, që tani e konsideron shtëpi të dytë.

“Prindërit e mi janë larguar nga Kosova para luftës. Qëllimi i parë ishte të shkojnë në Suedi, por kishin disa shokë në Zvicër dhe qëndruan dy-tri javë. Atyre iu pëlqeu Zvicra dhe vendosën të qëndrojnë. Kur erdhën ata në Zvicër nuk kishin asgjë. Ata kishin vetëm rrobat, por kanë punuar shumë për familjen dhe kur keni një qëllim mund t’ia arrini. Pa prindërit nuk do të isha këtu. Më kanë ndihmuar shumë”, ka thënë Xhaka.

“Kur shkoj në Kosovë ose Shqipëri shoh që ende ka njerëz që nuk kanë asgjë për të ngrënë. Të kthen në realitet dhe e sheh sa me fat që je”, kishte vijuar Xhaka në intervistën për Arsenal TV.

Xhaka kishte treguar edhe për një lëndim të rëndë që kishte. “Kam menduar të lë futbollin pasi kisha këputur ligamentet. Në futboll duhet të keni edhe fat. Në Kampionatin Botëror për U-17 kam shkuar pasi një tjetër lojtar ishte i lënduar. Këto gjëra ndodhin në futboll”.

Zemra e tij është e ndarë në gjysmë. “Zvicra është shtëpia ime, është vendi ku kam lindur dhe ku jam rritur, por asnjëherë nuk do të harrojë rrënjët e familjes time. Gjaku im është shqiptar dhe këtë s’mund të ma marr askush. Zemra ime është 50:50. Nuk mund t’i ndajë. Kam dy shtëpi, një në Zvicër dhe një në Kosovë”, kishte shtuar tutje Xhaka. /Insporti

The post Xhaka: Gjaku im është shqiptar dhe këtë s’mund të ma marrë askush appeared first on Lajmi i Fundit.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back