- Regjistruar më
- Dhjetor 13, 2004
- Mesazhe
- 42,069
- Pëlqime
- 39,539
Talat Xhaferi ka marrë edhe zyrtarisht mandatin për formimin e Qeverisë në Maqedoninë e Veriut.
Xhaferi ka shkruar ndër të tjerash se do të vazhdojë të punojë duke pasur parasysh mirëqenien e përparimin e qytetarëve.
“Me krenari dhe nder të veçantë e pranova Mandatin për formimin e Qeverisë. Edhe nga pozita e Kryeministrit do të vazhdoj të punoj me përkushtim, me përgjegjësi dhe transparencë, duke i pasur gjithmonë parasysh mirëqenien, përparimin dhe përfitimet e qytetarëve dhe shtetit”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton lajmi.net.