- Regjistruar më
- Dhjetor 13, 2004
- Mesazhe
- 42,069
- Pëlqime
- 39,539
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, vetëm mund të ëndërrojë për një ambasadë serbe në Prishtinë.
Kjo deklaratë e tij vjen pasi që dje, Sveçla tha se simboli i vetëm i Serbisë në Kosovë do të jetë ambasada e saj në vendin tonë. Kjo pasi që u larguan disa pankarta ilegale në Zveçan.
“Këto janë ëndrra të këqija, zakonisht ankthe”, ka thënë presidenti i Serbisë.
Tutje ai ka vazhduar me propagandat e tij të lodhëta se Kosova është pjesë e Serbisë.
“Mund t’i them atij se Kosova, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Kushtetutën e Serbisë, është pjesë e territorit tonë. Kështu ka qenë dhe kështu do të jetë”, tha Vuçiq në Vranjë, shkruan Danas.
“Do të bëjmë çmos që të ruajmë paqen nga tipat e papërgjegjshëm si kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministrat e tij”, shtoi serbi, transmeton lajmi.net.