Vrau pesë fëmijët e saj në Gjermani, 28-vjeçarja dënohet me burgim të përjetshëm
Gjykata ka dënuar me burgim të përjetshëm 28-vjeçaren që vrau pesë fëmijët e saj një vit më parë në Gjermani.
Mësohet se gjykata rajonale në Wuppertal e shpalli fajtore atë për vrasjen e pesë fëmijëve, duke përcaktuar edhe peshën e veçantë të krimeve të saj.
Gjykatësi Jochen Kotter e përshkruajti rastin, i cili kishte tronditur vendin, si një tragjedi.
Trupat e pajetë të Melinas, Leonies, Sophies, Timos dhe Lucas, të gjithë të moshës nga 1 deri në 8 vjeç, u gjetën të mbuluar në shtretërit e tyre në një apartament në qytetin perëndimor të Solingen në shtator të vitit të kaluar.
Prokurorët thanë se shkak i kësaj tragjedie mund të jetë publikimi i një fotografie nga ish-bashkëshorti i saj me të dashurën e tij të re. Mësohet se 28-vjeçarja, pasi e kishte parë atë, vendos t’i shkruajë ish-bashkëshortit; se “ai nuk do t’i shihte më fëmijët e tij”.
Fëmija më i madh i saj, i gjashti, nuk ndodhej aty në momentin e krimit, pasi kishte shkuar të qëndronte me gjyshen e tij.
Pas krimit tragjik, ajo u mundua të vetëvritej, duke u hedhur përpara një treni në stacionin hekurudhor të Duseldorfit.
28-vjeçarja, më parë ka deklaruar se një person i panjohur, kishte hyrë në banesën e saj, e kishte lidhur dhe më pas kishte vrarë pesë fëmijët.
Top Channel