Vrau me thikë 7 vjeçaren, publikohen pamjet e arrestimit të shqiptares. Ajo u dënua me minimumi 8 vite burg nëse…
Policia ka publikuar pamjet e momentit kur Eltiona Skana u arrestua pasi vrau Emily Jones.
30 vjeçarja kapi fëmijën dhe e goditi atë në fyt ndërsa ishte duke hipur në skuterin e saj në një park më 22 mars të këtij viti.
Ajo më pas u largua nga skena, por u ndoq nga një kalimtar i rastit. Dëshmitari e rrëzoi gruan shqiptare në tokë derisa policia arriti në vendin e ngjarjes dhe e arrestoi.
30-vjeçarja, e cila vuan nga skizofrenia paranojake, e goditi fëmijën me një thikë artizanale që e kishte blerë në një dyqan po atë ditë.
Ajo u dënua sot me një dënim të përjetshëm, me një minimum prej 8 vjetësh, nëse del nga spitali psikiatrik ku po merr trajtim.
Gjykatësi i tha asaj: “Ju do të mbaheni në spital derisa të mos jetë më e nevojshme”.
Skana do të qëndrojë në trajtim në spital për një kohë të pacaktuar.
Avokati mbrojtës i shqiptares Eltiona Skana i tha gjykatës se pala mbrojtëse është e mendimit se dënimi me burg nuk do të ishte i duhuri kjo bazuar në udhëzimet ligjore për çështjet të ngjashme.
Avokati Skanës theksoi se:
“Ekspertët e sëmundjeve psikike i thanë kësaj gjykate se ajo përbën një kërcënim për të tjerët. Urdhri për ta mbyllur në spital do të sillte më shumë siguri për publikun pasi nuk mund të lirohet. Lirimi ndodh me vendim të një gjykate më të lartë apo vetë sekretarit të shtetit për punën e brendshme. Ne si mbrojtës të Eltiona Skanës besojmë se ajo duhet të qëndroj nën kujdesin mjekësor për një periudhë më të gjatë se sa mund të qëndronte në burg. Kjo është në interes të publikut bazuar në Seksionin 37/51.
Gjykatësi Mr Justice Wall përpara se të lexonte masën e dënimit i tha gjykatës së Mançesterit se ishte i rezervuar të besonte Skanën për qëllimin që kishte përpara se të sulmonte Emily Jones në park.
Gjykatësi tha se:
“ Nuk ka asnjë pikëpyetje që Eltiona Skana vuante nga disa episode psikopatie kur incidenti ndodhi kjo bazuar në dëshmitë e dhëna nga ekspertët e sëmundjeve psikopatike të deklaruara përpara gjykatës. Unë jam i shqetësuar për faktin se Eltiona Skana ka gënjyer kur I tha infermieres që e kishte nën mbikëqyrje më në 11 Mars 2020 se ajo vijonte të merrte kurën mjekësore. Por policia gjeti në shtëpinë e saj ilaçe që nuk i kishte marrë. Doza e gjetur ishte sa për një mjekim një mujor”.
© Panorama.al