- Regjistruar më
- Mars 17, 2021
- Mesazhe
- 36,703
- Pëlqime
- 26,694
Sipas një raporti të UNODC rreth 47,000 gra dhe vajza në mbarë botën u vranë nga partnerët e tyre ose anëtarë të tjerë të familjes në vitin 2020. Kjo do të thotë se, mesatarisht, një grua ose vajzë vritet nga dikush në familjen e saj çdo 11 minuta. Krahasuar me vendin tonë në raport me këto statistika ne qëndrojmë më mirë. Të jem korrekt vrasja e një njeriu në këtë rast një grua dhe një foshnje në barkun e saj është mizore dhe barbari e tmerrshme.
Renée Römkens një specialiste holandeze e kësaj fushe i referohet katër aspekteve thelbësore të këtij problemi: fillimisht ai është socio-kulturor, e dyta ka të bëjë me statusin dytësor të inferioritetit, e treta është ndërsektorial dhe e katërta nuk ka të bëjë vetëm me seksin biologjik, por me ndryshueshmërinë trans gjinore. Sipas saj ky problem është i bazuar në shkencë dhe jo në ideologji, sepse femicidi bazohet në fakte empirike të verifikueshme, dhe si i tillë mund të parandalohet ose sa më shumë të minimalizohet. Në vend të akuzave apo hudhjes fajit këtij apo atij personi e institucioni, apo edhe derdhjes së lotëve të krokodillit, një bashkëpunim në të gjitha nivelet e shoqërisë tone besoj se mund të jep rezultate positive, në rend të parë shteti( shkolla,policia,gjykata,prokuroria,kuvendi, familja, NGO të, bashkësitë fetare dhe faktorë tjerë relevant. Skemi kohë për të humbur le të fillojmë të gjithë të punojmë së bashku pa dallime.
Shifra të frikshme
Burimi: FB