Aleks Kalemasi
Një libër me vlera për Leskovikun nga Lutfi Njazi Shehu
Një libër për krahinën e Leskovikut me të gjitha veçoritë e zonës, sapo është botuar. Me autor Lutfi Shehun, i lindur në Leskovik, libri trajton veçori të përgjithshme të zonës, historinë, të dhëna gjeografike dhe etnokulturore, të dhëna rreth besimeve fetare si dhe monumentet e natyrës duke i përshkruar me hollësi së bashku me fshatrat që kanë qenë pjesë e kësaj treve.
Libri “Historiku i krahinës dhe qytetit të Leskovikut, gjeneza e familjes halvetiane bektashiane Lutfi Abdulhadi Shehu e pasardhësve, kujtime e mbresa” është më së shumti një biografi e familjes Shehu ndër vite, por përveç kësaj, autori përshkruan me nota të gjalla traditat e zonës, historinë e larmishme dhe shpesh herë të dhimbshme, duke nisur që nga masakrat e andartëve grekë në vitet 1913-1914 gjatë të cilave ka vuajtur shumë krahina e Leskovikut. Aty përshkruhen edhe periudha e vështirë e konfliktit italo-grek, konflikt i cili u zhvillua në territorin shqiptar ku popullsia shqiptare vuajti mjaft, si dhe vitet e vështira të Luftës së Dytë Botërore, sidomos viti 1943 kur familja Shehu u detyrua të shpërngulet për herë të tretë për shkak të luftrave. Ajo trajtohet dhe përshkruhet me mjaft detaje, duke qenë se autori e ka jetuar vetë këtë periudhë të vështirë.
Tradita familjare
Lutfi Shehu vjen nga një familje me tradita patriotike. Gjyshi i vet Lutfi Abdulhadi Shehu, pas mësimeve që mori në Janinë dhe Stamboll, u caktua baba i teqesë së Leskovikut. Për shkak të këtij aktviteti u arrestua dhe u burgos në Janinë nga andartët grekë, ndërsa në 25 shkurt 1914 Teqeja e Leskovikut u dogj dhe shkatërrua pikërisht nga ata.
Babai i Lutfiut, Njaziu, ishte veprimtar i lëvizjes kombëtare si dhe pjesëmarrës në vrasjen e kollazit turk, Hasan Efendiut. Ai mori pjesë edhe në luftimet e zhvilluara kundër forcave rebele të Haxhi Qamilit në 15 qershor 1914 në Durrës të drejtuara nga komandanti holandez, Koloneli Thomson.
Ishte një trevë që kishte nxjerrë figura dhe patriotë të njohur, si Zylyftar Poda, Jani Vreto, At Stathi Melani, Xhavit Leskoviku, Nezir Leskoviku etj. Njaziu ishte telegrafist dhe teknik linjash, ndërsa bashkë me Vangjel Tashon ishin përfaqësues të Leskovikut në Kongresin e Durrësit.
Edhe gjatë viteve të luftës, familja Shehu e mbështeti fuqishëm atë. Petriti, vëllai i Lutfiut si dhe dy motrat e tij Bukuria dhe Myneveri, u rreshtuan me forcat partizane në Brigadat 15 dhe Brigadën e 2 Sulmuese. Madje edhe e ëma, Nevrezi, ishte veprimtare në kuadër të gruas antifashiste gjatë luftës si kryetare dhe pjesëmarrëse në Kongresin e Dytë të Gruas Antifashiste të Shqipërisë.
Megjithatë, për t’i shpëtuar përndjekjeve dhe reprezaljeve nga pushtuesit e huaj, Njazi Shehu (babai i Lutfiut) është detyruar që tre herë të shpërngulet nga Leskoviku.
Largimi i parë ka qenë në prill 1912, ku familja u vendos në teqenë e Majkoshit në Tepelenë për shkak të dhunës e plaçkitjes së andartëve grekë në atë zonë.
Largimi i dytë ka qenë në tetor 1940, ku për 6 muaj (deri në prill 1941) familja u strehua te të afërm në Ballsh.
Largim i tretë ka qenë nga qershori deri në nëntor 1943. Ishte koha kur tre pjestarë të familjes ishin pjesë e formacioneev partizane dhe për katër muaj u strehuan në Korçë.
Veçoritë e zonës
Fillimisht Leskoviku ka qenë fshat dhe njihej me emrin Lesko. Si qendër e banuar rezulton për herë të parë në vitin 1431, sipas të dhënave të regjistrimeve të kryera nga turqit. Në këtë periudhë ai ka qenë pjesë e Vilajetit të Janinës. Banorët e Leskovikut janë pasardhës të Molosëve, Anthintanëve dhe Parauejtëve.
Deri në vitin 1938 ka qenë nënprefekturë dhe në këtë vit kishte një administratë me 56 punonjës. Leskoviku ka një sipërfaqe prej 45 ha dhe gjendet në lartësinë 600 metër mbi nivelin e detit.
Popullsia e tij ka variuar nga 1500 banorë në vitin 1888 deri në 2876 banorë në vitin 2006. Autori, Lutfi Shehu në këtë libër përshkruan me detaje festa të ndryshme që ishin bërë traditës, siç është dita e verës. Së bashku edhe me kujtime të tjera të fëmijërisë, Lutfiu sjell ngajrje dhe ndodhi të çuditshme, përvoja jetësore që do të kishin ndikim të thellë në jetën e tij të mëvonëshme.
Kurioz nga natyra, ai tregon ngjarje nga koha e luftës, rrëfen me një stil të veçantë për personazhe të ndryshme të qytetit, siç ishte xhenieri i pashkolluar Kamber Guda. Ai ishte 16-17 vjec, kur menjëherë pas mbarimit të luftës arriti që të çaktivizonte të gjitha minat e vendosura nga gjermanët në Leskovik, duke shpëtuar shumë jetë njerëzish. Ky ishte një veprim i rrallë në atë kohë, pasi djaloshi arriti të pastronte tre fusha të minuara vetëm pasi kishte parë me vëmendje mënyrën se si gjermanët kishin vepruar në vendosjen e minave.
Kush është Lutfi Shehu
Lutfi Shehu ka lindur në 7 mars 1937 në Leskovik. Shkollën fillore e kreu në Leskovik. Në vitin 1949 shkoi në shkollën ushtarake “Skënderbej” dhe në shtator 1952 vazhdoi Shkollën e Bashkuar të Oficerëve, të cilën e mbaroi në vitin 1954 në Fakultetin e Artilerisë Tokësore. Nga viti 1954 deri në maj 1956 ka shërbyer në artilerinë bregdetare në Durrës.
Në qershor të vitit 1956 deri në gusht 1960 kryen studimet e larta në Riga dhe Baku të ish Bashkimit Sovjetik. Në vitin 1960 kthehet në Shqipëri dhe emërohet në artilerinë bregdetare, fillimisht në Shëngjin e pastaj në Durrës.
Nga maji i vitit 1956 e deri në shtator 1970 shërbeu në shtabin e artilerisë së BUD-it dhe Brigadën e IV të mbrojtjes bregdetare në Durrës.
Nga shtatori 1970 deri në 1972 kreu Akademinë Ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë në Fakultetin Gjitharmësh. Në tetor 1972 dhe deri në maj 1982 shërbeu në bigadën e Kavajës, 2 vjet komandant batalioni dhe 8 vjet shef i shtabit të Brigadës 33 të Mbrojtjes Bregdetare në Kavajë. Nga maji i vitit 1982 deri në maj 1992 shërbeu si shef i mbrojtjes civile në komitetin ekzekutiv të rrethit Durrës, ku edhe doli në pension me gradën nënkolonel. Gjatë 39 viteve të karrierës ushtraake ka punuar me përkushtim në të gjitha detyrat e ngarkuara. Për merita në punë është dekoruar me disa urdhëra e medalje.
Libri në fjalë është kontribut i një punë 4-vjeçare që i është dashur për mbledhjen e shumë të dhënave si dhe plotësimi i amanetit të prindërve, të cilëve ua kushton.
Është i martuar me Elenën dhe dhe kanë tre fëmijë. Jo pa qëllim në përfundim të librit ai ka një falënderim special për bashkëshorten, një falënderim të veçantë për sakrificën dhe atë që kanë kaluar së bashku.
Libri mbyllet me mbresa dhe vlerësime të disa prej shokëve të tij me të cilët ka punuar për shumë vite, si Petrit Myftiu, Eqerem Shehu, Shpendi Topollaj, Petraq Proko, Besnik Alibali etj.
Libri në fjalë është paksa voluminoz, pasi ka më shumë se 400 faqe. Ai është një enciklopedi interesante për trevën e Leskovikut, e sjellë me vërtetësi dhe detaje për lexuesit në periudha mjaft të vështira si për vetë Leskovikun dhe banorët e tij, ashtu edhe për gjithë vendin tonë, siç janë vitet 1910-1945. Libri në fjalë është botuar në pak kopje, por ai është një dokument i çmuar dhe një punë vërtet për t’u vlerësuar e autorit!