P
Pansophia
Guest

Ventoy është një program që mundëson krijimin e sistemeve të gatshme brenda çelsit usb të cilat mund ti vendosni në kompjuterat tuaj menjëherë pasi të keni vendosur dokumentat .iso në çelsin usb.
Nëse me programin Rufus dhe të tjerë duhet të formatoni çelsin usb , me Ventoy nuk del nevoja sepse ndryshe nga Rufus Ventoy nuk mer asnjë të dhënë nga dokumenti .iso për ta vendosur ne çelsin usb që pastaj me anë të një manipulimi të bëjë të mundur vendosjen e sistemit në kompjuter.Me Ventoy mjafton të kopjoni dokumentin .iso në çelsin usb të cilin pastaj mund ta vendosni ku keni qef.
Veçoria tjetër e Ventoy është mundësia për të vendosur deri 200 doklumenta .iso me sisteme të ndryshme operative të cilat pastaj mund ti vendosni në kompjuterin tuaj.
Ventoy mund ta shkarkoni këtu