Nga Prof. Nasho Jorgaqi
Kur bisedohet për dashurinë do t’ishte më mirë të thuheshin sa më pak teorizma dhe të jepeshin më shumë shembuj. Përkufizimet zakonisht harrohen shpejt, kurse fakti i gjallë mbetet dhe bëhet mësim për çdo njeri. Dashuria, pa dyshim është një ndjenjë shumë e fuqishme që luan rol të madh në jetën e njeriut.
Ky do t’ishte konkluzioni kryesor që mund të nxirrnim nga tërë ai lum mendimesh, të mira dhe të këqija që janë thënë për dashurinë. Unë si njeri që merrem me letërsi dhe interesohem në mënyrë të veçantë për problemet shoqërore, më kanë preokupuar dhe më preokupojnë vazhdimisht problemet e dashurisë së njerëzve tanë. Ç’ trajta merr kjo ndjenjë e fuqishme në jetën tonë, ç’vend zë në botën e brendshme të shqiptarit, si e kupton ai dashurinë, sa influencon ajo në punët e tij- këto pyetje e shumë të tjera, të lindin menjëherë sapo t’i kushtosh vëmendjen e duhur këtij problemi.
Historia dhe folklori ynë tregojnë se shqiptari gjatë tërë shekujve, ashtu siç ka luftuar, ka ditur edhe të dashurojë. Dashuria e tij ka qenë gjithnjë e fuqishme, krenare e pastër. Atë nuk e prekën dot barbaritë e armiqve të shumtë dhe as korrupsioni që sollën me vete në viset tona. Dashuria, ashtu si liria ka rrjedhur gjithnjë e pastër në gjakun e shqiptarit.
Përrallat dhe legjendat tona, baladat dhe këngët tona janë plot me shembuj të lartë dashurie. Shqiptari nuk e ka marrë kurrë dashurinë si diçka në vetvete, të mbyllur si një ndjenjë të shkëputur nga jeta. Dashuria e shqiptarit ka qenë gjithnjë një ndjenjë e gjallë, një impuls i fuqishëm në jetën e tij, sa epike aq dhe lirike. Populli ynë ka një koncept të drejt mbi dashurinë dhe i ka dhënë asaj gjithnjë vendin që i përket. Sentimentalizmi i flektisur, afektizmi, mbyllja në vetvete, pesimizmi, e tjera pasoja të liga që sjellë në vetevet një dashuri e sëmurë, janë të huaja për psikologjinë e shqiptarit.
Momentet jo të shëndoshë që mund të hasen në folklorin tonë duhen konsideruar jo si fenomen shqiptar por si ndikim i poezisë së degjeneruar orientale, në vendin tonë gjatë sundimit turk. Pjellë e kësaj kohe është fanatizmi, fshehja e gruas, pozita e saj prej skllave, të qëndruarit larg nga jeta shoqërore. Paragjykimet fanatike kanë qenë zinxhirat që u janë hedhur vashave dhe grave shqiptare nga pushtuesit turq nëpërmjet burrave të tyre. Kufijtë e kësaj eseje më lejojnë të shtyhem më thellë në të kaluarën.
Për këtë temë mund të shkruhet plot. Gjithë sa kam thënë më lart e bëra për të treguar se tek ne dhe dashuria ka një traditë të bukur, të shëndoshë, vërtetë shqiptare. Dhe nuk kemi pse të habitemi kur shohim se kjo traditë harmonizohet aq mirë me pasionet e moralit tonë të ri.
Mund të thoshnim se ato lidhen e mpleksen shpesh herë aq ngushtë njëra me tjetrën sa është vështirë të kuptohet se ç’është tradicionale dhe ç’është e kohës sonë. Në trungun tonë shekullor lulëzojnë lulë të reja. Është e natyrshme se trungu dhe lulet janë një e nuk mund të shkëputen nga njëra tjetra.
Edhe në kohën tonë si në të gjithë kohërat, njerëzit dashurojnë. S’është thënë kot se dashuria është e përjetshme. E përjetshme se ajo kalon nga një brez në tjetrin, po e përjetshme sepse rron tek çdo njeri i çfarëdo moshe qoftë. Sigurisht ajo arrin zenithin e saj në vitet e rinisë , por kjo s’do të thotë se më vonë vdes.
Dashuria e vërtetë rron tek njeriu tërë jetën e tij, deri sa të plaket. Me kalimin e kohës ajo ndrron vetëm formën, sepse në të vërtetë mbeten shumë gjëra fisnike nga ato që përbëjnë dashurinë njerëzore. Dikush mund të thoshte pse e kapni problemin nga fundi dhe jo nga kreu? Ç’na kujtoni “pleqërinë e dashurisë, kur e kemi fjalën për “rininë e dashurisë”? Ju mund të kini të drejt nga një anë, po fillimi I dashurisë është gjithnjë I bukur. Dashuria vjen vetë, pa pyetur njeri. Të rinjtë nuk I mëson e s’i ndihmon askush për këtë. Ata dashurojnë vetvetiu dhe sa mund të ndahet lulëzimi I luleve në pranverë, aq mund të ndalohen të rinjtë të dashurojnë. Dashuria nis gjithnjë bukur, me dëshira dhe ëndrra fisnike. Fillimi pra nuk do t;ishte problem. Ne na intereson fakti I mëtejshëm. Për këtë interesohen palët, familja, shoqëria. Një dashuri pa perspektiv, pa një bazë të shëndoshë nuk do të kishte kuptim dhe nuk do të qe e moralshme. Dashuriaa e vërtetë dhe serioze ka jetën e saj dhe për jetën e saj, si për jetën e një foshnje të porsalindur ja vlen të kujdesesh e të diskutosh. Çfarë ndodh zakonisht?
Zakonisht të rinjtë nuk e kanë vështirë të merren vesh me njëri tjetrin. Sado me zig zage, dashuria kalon si shigjetë në mes të stuhisë së ndejnjave dhe mendimeve dhe godet atje ku duhet. Një mëngjes si djali dhe vajza gdhihen të lumtur çdo gjë në botë I duket e bukur. Të gjitha ngjyrat kthehen në ngjyrë trëndafili. Jeta I duket kopsht I lulëzuar dhe ata lëvizin nëpër të të gëzuar. Kështu nga vështrimet kalohet në puthje dhe përqafime, në ëndrra të zjarrta, në dëshira të panjohura, në lotë të ëmbël që të kujtojnë dhe fëmijninë e afërt, por dhe diçka të pakuptuar, tërheqëse e të frikshme. Do t’ishte krim t’i ndërhyje atyre në këto çaste të madhërishme, sublime. Do t’ishte njësoj si të qëlloje me gur dy bilbila që këndojnë në degët e një peme të lulëzuar! Ata ose mund t’i vrasësh dhe t’i rrëzosh përtokë, ose I ke zemëruar e I ke bërë fatkeq për jetën. Sa takt dhe kujdes kërkohet në këto raste? Sa gabojnë ata prindër gjaknxehtë e gjakrrëmbyer që harrojnë shuëm të vërteta të jetës dhe hakmerren. Po, po hakmerren dhe bëjnë fatkeq fëmijët e tyre, e quaj hakmarrje këtë, se kjo është diçka instiktive, një ndjenjë e verbër. Në këto raste kërkohet urtësi dhe gjakftohtësi e madhe nga prindërit. E jo vetëm kaq, por këtu ka shumë rrezik të nxjerrin kokën, paragjykimet dhe interesat e tyre të ngushta mikroborgjeze. Prej këndej zënë fill ato drama, **** dhe tragjedi që dëgjojmë herë pas here në jetën tonë të përditshme. Çdo prind me mend duhet t’i kuptojë dhe njoh mirë rreziqet që I kanosen fëmijës dhe duhet t’I përgatisë ata për t’I bërë ballë. Pse cfarë ndodhë?
Prindërve u vjen zakonisht e hidhur dhe e papritur dashura e vajzës ose djalit të tyre. Ata në këto raste thonë: “Mbah si e bëri këtë!?” ose “Vdekjen e prisja, këtë se prisja!”, ose “Më paska shkuar kot gjithë jeta!” e tjera. Po me gjithë hidhërimin dhe habinë e prindërve, me gjithë zemërimin dhe masat e ngutshme që marrin ata, vajza ose djali I tyre vazhdojnë të dashurojnë. Këtu lind problemi, dhe kjo a nuk vlen të diskutohet? Tashti e kemi kaluar fillimin e bukur të dashurisë. Marrëdhëniet midis djalit dhe vajzës janë bërë realitet. Kjo është faza më e rëndësishme dhe më nevralgjike e dashurisë të të rinjve. Këtu kanë përgjegjësi dhe detyra, vetë të rinjtë, familja dhe opinion shoqëror. Të rinjtë duhet ta konsiderojnë dashurinë e tyre jo si një aventurë, si një akt argëtues dhe si një ngjarje të përkohshme. E kemi fjalën gjithnjë për ato çifte që janë në një moshë të përshtatshme, dashuria e tyre duhet të frymëzohet nga qëllime të përbashkëta, me bazë n’idealet e kohës sonë, nga ndenja fisnike. Ajo duhet të jetë serioze, e thellë dhe me prespektivë. Të rinjtë tanë duhet ta kuptojnë se “dashuriçkat” dhe kalimi nga “lulja në lulë” dashuria e ”lirë” dhe çfaqje të tjera të shëmtuara të dashurisë janë krejt të huaja për moralin e vërtetë.
Ç’gjë të bukur e të ndershme mund të kenë mburrjet e atyre të rinjve, mendjelehtë që përmendin numrin e vajzave që kanë shtënë në dorë? Nuk mund veçse të dënohen ato të rinjë që diskreditojnë shoqet e tyre duke dekonspiruar marrëdhëniet që kanë pasur me to. Sigurisht nuk është e thënë, me gjithë dashuritë tona të mira, që çdo dashuri e filluar të përfundojë doemos. Dashuritë e hershme, të shpejtuara, të nxituara nga motive të lehta, dashuritë që kanë diferenca të mëdha, ato zakonisht mbeten në mes të rrugës. Këto nuk hapin plagë, veçse gërvishin. Gërvishtje të tilla përthahen e mbyllen shpejt.
Të rinjtë tanë duhet të kenë kujdes që para se të veprojnë të maten. Ne nuk jemi t’atij mendimi se dashuria kur vjen nuk pyet fare; se ajo të godet fare papritur e të lë pamend. Të di se të kanosen rreziqet. Njeriu edhe në moshë të re duhet t’udhëhiqet nga disa parime, të gjykojë dhe pastaj të vendosë. Edhe dashuria kërkon prova. Ndjenjat që lindin duhet të provohen. Para së gjithash duhet të kalojë një kohë. Të pëlqyerit nuk është dashuri. Mirëpo shumë të rinj këtë e kuptojnë pasi bëjnë hapin vendimtar dhe kjo sjell ftohjen më vonë. Atëherë ndodhin shumë skandale, thyerje shpirtërore, zënje të pahijshme dhe në një mënyrë apo një tjetër çfaqen kështu simptoma imoraliteti. Në këto raste natyrisht është e domosdoshme ndihma e familjes dhe e opinionit publik. Por duhet thënë se ky moment në jetë është shumë delikat , dhe në shumicën e rasteve nuk arrihet qëllimi i dëshiruar. Më shumë prishet punë se sa ndreqet. Zakonisht mungon gjakftohtësia, bëhen veprime të nxituara, dalin shumë thash’e theme. Uji i pastër i dashurisë turbullohet. Atëherë të rinjtë tremben dhe ose i fshehin me çdo mënyrë marrëdhëniet e tyre ose i prishin fare, si rezultat i ndërhyrjes nga jashtë. Një punë të mirë në këtë drejtim duhet të bëjë shoqëria e ngushtë. Kjo duhet t’i ndihmojë të rinjtë që t’i japin dashurisë së tyre një përmbajtje sa më të shëndosh dhe nga ana tjetër t’i përkrah moralisht, duke bërë një mbështetje para familjes dhe shoqërisë. Por për fat të keq janë të rralla rastet që shoqëria të merret me probleme të jetës intime të rinjve tanë. Kësisoj ndodh që rinia bëhet bartëse e thash’e themeve ose qëndron indiferente ndaj fatit të dashurisë të njërit apo tjetrit. Duhet pra që opinioni i rinisë t’i kushtojë vëmendje të posaçme këtij problemi dhe t’i kujtojë prirjet e saj me urtësi, si në ndihmën që duhet t’u jap të rinjve për ta kuptuar drejt dashurinë, ashtu edhe në luftën kundër paragjykimeve të familjeve ose personave të veçantë. Letërsia artistike është një mjet faktor i rëndësishëm në formimin ideo-estetik të rinisë. Veprat letrare i japin asaj horizont dhe i kultivojnë shumë herë ndjenja fisnike. Por në këtë rast, nuk duhet të harrojmë rreziqet që ekzistojnë objektivisht. Sipas mendimit tonë leximi i këtyre veprave duhet të bëhet nga disa kritere. Ashtu si për fëmijët ka një letërsi të posaçme sipas moshës dhe nivelit të tyre edhe për rininë duhet të përcaktohen veprat që ajo do të lexojë. Jo çdo vepër letrare, qoftë edhe klasike, sidomos romanet shoqërore mund të lexohen nga djali apo vajza në moshë shumë të re! ka të rinj që në këtë moshë s’kanë lënë libra pa lexuar dhe e heqin veten si njerëz që e njohin jetën mbarë e prapë. Për to nuk ka më enigma. Ata çdo gjë e kanë zgjidhur nëpërmjet heronjve të romaneve. E dinë si fillon dashuria, si lulëzon ( këtu të sjellin shumë shembuj) dhe se si të dashuruarit ndahen një ditë. Duke u nisur nga librat ata fillojnë e imitojnë dhe imitimet mund të jenë n’aspekte të ndryshme. Prapë në këto raste duhet treguar kujdes i madh dhe detyrat më të rënda i përkasin familjes dhe shkollës. Diskutimi mbi dashurinë nga shoqëria do bëhet më interesant dhe do t’ia arrijë qëllimet e tij në rast se do të çfaqin mendimet e tyre dhe prindërit që kanë fëmijë të rritur. Përvoja e jetës, urtësia dhe pjekuria e tyre, pavarësia dhe pjekuria e tyre, pamvarësisht nga ndonjë lloj konservatorizmi që mund të çfaqin do të jetë pa dyshim një kontribut i çmuar në natyrën e mendimeve dhe në zgjidhjen e këtyre problemeve delikate dhe të rëndësishme që shtron përpara jeta e jonë. Sigurisht ne nuk duam të vëmë përballë njeri tjetrit etërit dhe bijët, por duke u nisur nga qëllime dhe dëshira të përbashkëta nga kërkesat e kohës, pa harruar traditat tona të bukura t’u japim rinisë mësime të vlefshme, të ndihmojmë në forcimin dhe lulëzimin e familjes sonë. Së fundi, le t’i mbyllim këto rreshta me fjalët e urta të një sociologu të shquar drejtuar rinisë:
” Të mësosh të dashurosh, të mësosh të njohësh dashurinë, të mësosh të jesh i lumtur, kjo do të thotë të mësosh të respektosh vetveten, të mësosh të respektosh dinjitetin njerëzor. Asnjë eskursion instruktiv në fushën autonome të Venerës nuk do t’i ndihmojë në këtë sferë të jetës.