Vendi më i ftohtë në Kinë, aty ku ena e ujit të nxehtë që hidhet në ajër shndërrohet menjëherë në akull
Banorët e një fshati në Kinë për ta dokumentuar sesa ftohtë është atje gjatë dimrit, ata kanë hedhur një enë me ujë të nxehtë në ajër që sa hapë e mbyll sytë shndërrohet në akull.
Pamjet mbresëlënëse të këtij momenti janë publikuar në internet, ku pikat e ujit shndërrohen në kristale të akullta, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për Mohe në Kinë, ku temperaturat arrijnë në minues 44.3 gradë celsius dhe konsiderohet si vendi më i ftohtë në Kinë – pasi edhe temperatura më e ulët që ndonjëherë është regjistruar në këtë vend – arrinte në termometër në minus 52.3 gradë.
Fundjavën e kaluar, banorët e këtij vendi me gëzim u zgjuan nga gjumi me qëllim që të krijojnë dizajne të ndryshme, duke hedhur në ajër enë me ujë të nxehtë që menjëherë merrte forma të ndryshme të akullit. /