- Regjistruar më
- Dhjetor 13, 2004
- Mesazhe
- 42,451
- Pëlqime
- 39,706
Megjithatë as në Dubai me sa duket nuk mungojnë njerëzit që kërkojnë lëmoshë, lypësit. Në fakt ekzistojnë çdo kund pavarësisht se luhaten në shifra më të ulëta apo më të larta sipas vendeve të caktuara.
Por, me sa duket të jesh lypës në Dubai nuk është aq e dhimbshme, pasi në Dubai mund të jesh lypës por nëse vjen në Shqipëri me ato para je milioner.
Kërkimi i lëmoshës në Dubai është shumë fitimprurës për shkak së njerëzit e pasur e lëshojnë shumë dorën dhe nuk shquhen për kurnacëri.
Madje, një lypës profesionist arrin të grumbullojë në muaj deri në 73.4 mijë dollarë ose edhe më shumë.
Po, e lexuat mirë më shumë se paga vjetore në shumë vende të botës.
Por ka një problem, numri i lypësve në Dubai është rritur ndjeshëm tre vitet e fundit aq sa shumë turistë shkojnë me viza 3-mujore vetëm për të mbushur çantat rrugëve.
Raporte të tjera aludojnë që bandat aziatike dhe arabe eksportojnë qëllimisht lypës në Dubai nga të cilët marrin shumicën e fitimeve të nxjerra.