‘Vejusha e zezë’ vret të dashurin me bar miu kur mësoi se ai donte ta linte
Wane Brenda Oliveira përdori helmin ilegal të njohur si ‘çumbinio’, që paralizon sistemin e frymëmarrjes. Ajo besohet se ia bëri kete dhe një tjetër të dashuri disa muaj më vonë.
Gruaja që po njihet në Brazil si “Vejusha e Zezë” ka vrarë të dashurin me bar miu dhe besohet se ia ka bërë këtë edhe një tjetër partneri.
34 vjeçarja Brenda Oliveira, vrau Edvaldo Araujo Alves më 16 prill 2017, në shtetin verilindor brazilian Bahia.
Çifti kishin jetuar së bashku prej një viti, por Oliveira vuri në jetë planin kur mësoi se i dashuri donte të ndahej prej saj.
Pasi helmi nisi të jepte efekt, ajo dërgoi Alves në një klinikë shëndetësore, por ai u shpall i vdekur.
Asokohe vdekja e Edvaldos u pranua si shkak i një ataku të rëndë kardiak.
Por trupi i tij u zhvarros një vit më vonë pas dyshimeve të helmimit, çka u konfirmua më pas nga mjekësia ligjore.
Versioni i ngjarjeve të së akuzuarës nuk u pranua kurrë nga të afërmit e Edvaldo, të cilët ishin të palumtur me marrëdhënien e tyre.
Disa muja pas vdekjes së Edvaldos, e akuzuara nisi një marrëdhënie të re me 40 vjeçarin Evandro Bonfim de Souza, për të cilin akuzohet se gjithashtu ka helmuar për vdekje pasi mësoi se donte ta linte.
Ajo dyshohet se ka përdorur “çumbinjo” – pestidici dhe insekticidi i fortë i treguar ne vend si Aldicarb.
Sasi të mëdha të Aldicarb vrasin njerëzit duke paralizuar sistemin e frymëmarrjes.
Megjithë ndalimin e substancës së rrezikshme në disa vende si BE e SHBA, ajo mund të blihet në dyqane në disa shtete braziliane, përfshi dhe Bahia.
Oliveira u shpall dje fajtore për vrasje të rëndë në gjykatën e Itabuna në veri të Bahia.
E akuzuara ishte në paraburgim prej dy vitesh dhe tani pret dënimin për vrasjen e dytë.
Gruaja është dënuar me 21 vjet burgim për vrasjen e parë, por vazhdon të mohojë akuzat dhe ka apeluar vendimin.
Wane Brenda Oliveira përdori helmin ilegal të njohur si ‘çumbinio’, që paralizon sistemin e frymëmarrjes.
Top Channel