Vdes në moshën 93 vjeçare ‘babai’ i tiramisusë
Hotelieri nga Italia, Ado Kampeol, të cilin media e ka konsideruar si ”babai” i tiramisusë, vdiq në moshën 93-vjeçare.
Kampeol ishte pronar i restorantit ”Alle Beccherie”, në veri të Italisë, ku ai dhe bashkëshortja kanë krijuar ëmbëlsirën e njohur.
Kjo ëmbëlsirë përbëhet prej biskotave të zhytura me kafe dhe maskarpone dhe është shtuar në menynë e tyre në vitin 1972, por familja asnjëherë nuk e ka patentuar. Sipas kuzhinierit, i cili e kishte mundësuar recetën, Robert Lingvanot, ëmbëlsira ishte rezultat i rastësisë së bërë nga akullorja me vanilje.
Më pas është përsosur duke i shtuar biskota, të zhytura në kafe dhe në fund me kakao. Variantet e tiramisusë përmbajnë alkool si rum dhe marsala.
Megjithatë, receta origjinale, e konfirmuar nga Akademia Italiane e Kuzhinës, është pa alkool dhe mund ta konsumojnë edhe fëmijët.
"Balkanweb"