Ushtria e SHBA dislokon robotët inteligjentë vrasës deri në 2025, ish-kreu i Google
Në një raport shokues të publikuar së fundmi nga ish-kreu i gjigandit Google, Eric Schmidt, thuhet se presidenti Joe Biden kërkon që Amerika të jetë “e gatshme me inteligjencën artificiale deri në 2025” për të qenë të përgatitur për kërcënime të mundshme nga Kina apo Rusia, raporton e përditshmja britanike DailyMail.
Kjo do të thotë se SHBA brenda katër viteve do të dislokojë në misione robotë vrasës autonomë, me inteligjencë të plotë artificiale, pasi Schmidt paralajmëron se superfuqitë aziatike nuk mund të ndalohen në prodhimin e tyre të makinerive autonome të luftës, sipas garës natyrale të armatimeve mes superfuqive, të nisur që prej Revolucionit Industrial.
Në raportin e tij ai thotë se zotimet e Rusisë e Kinës ndaj marrëveshjeve globale të kufizimit të armatimeve, me shumë gjasa do të jenë premtime boshe.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres ka bërë thirrje për ndalimin e makinerive autonome të luftës që prej vitit 2018.
Kjo sepse studiuesit besojnë se “makineritë do të kenë mundesi të vendosin vetë për marrjen e jetëve të njerëzve dhe kjo është moralisht e përçmueshme, prandaj duhet të ndalohet me ligj ndërkombëtar”.
Profesor Noel Sharkey, zëdhënës i fushatës Për Ndalimin e Robotëve Vrasës, e quajti raportin “shokues e tmerrues”.
Ai tha për rrjetin BBC: “Shkencëtarët më të vjetër të inteligjencës artificiale kanë paralajmëruar kanë paralajmëruar për pasoja të tmerrshme për njerëzimin, dhe megjithatë planet e tyre vazhdojnë. Kjo do të sjellë krime lufte dhe shkelje të ligjit ndërkombëtar”.
Administrata SHBA i bën thirrje Kongresit për një investim $40milairdë për të “zgjeruar e demokratizuar programin federal të inteligjencës artificiale, për të kompensuar deficitin alarmues të talenteve, në mënyrë që vendi të jete i gatshëm me programin deri në 2025.”
Joe Biden kërkon që Amerika të jetë "e gatshme me inteligjencën artificiale deri në 2025" për të qenë të përgatitur për kërcënime të mundshme nga Kina apo Rusia
Top Channel