Ushtarët britanikë testojnë kostumin fluturues
Kompania që prodhon kostume fluturuese, Gravity Industries ka filluar të testojë produktin e saj së bashku me marinsat e Mbretërisë së Bashkuar, për të parë se si ky produkt mund të ndihmojë në operacionet detare. Kompania tha se ekipi i saj kaloi tre ditë me 42 ushtarë të Marinës Mbretërore në brigjet jugore të vendit. Një video e lëshuar nga kjo kompani, tregon se si ushtarët britanikë lëviznin nga një anije në tjetrën përmes kostumeve fluturuese.