Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ushqimi më i veçantë francez është zyrtarisht pjesë e trashëgimisë së “UNESCO”-

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,923

Ushqimi më i veçantë francez është zyrtarisht pjesë e trashëgimisë së “UNESCO”-​


receta-gatimi.jpg



“Baguette”, buka e gjatë dhe me kore që është një element kryesor i shijes franceze, i është dhënë statusi i veçantë “UNESCO”.

“Baguette” i bashkohet ushqimeve dhe kulturave të tjera të kuzhinës në listën e UNESCO-s të “Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”, duke përfshirë prodhimin e picës napolitane, ‘kimchi’, kulturën belge të birrës, “dietën mesdhetare” dhe kafen arabe.

960x0.jpg

Tradita dhe mjeshtëria​

Drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay, tha për “CNN” se statusi i mbrojtur i ‘baguette’-ës i kushton haraç traditës, mjeshtërisë dhe siguron që mënyra artizanale e pjekjes t’i kalohet brezit të ardhshëm.

Azoulay tha:
“Është një lloj mënyre jetese. Ka gjithmonë një furrë afër, ku mund të shkosh të blesh bukë të freskët të dhe të takosh njerëz. Ky është një element shumë i rëndësishëm i kohezionit social. Kjo do t’i bëjë njerëzit të kuptojnë se kjo ‘baguette’ e zakonshme që ata e njohin shumë mirë, është diçka e çmuar. Ajo vjen nga historia dhe ka karakter dhe është e rëndësishme të ndërgjegjësohet publiku, të jetë krenar për këtë”.

1-French-Baguettes.jpg


Azoulay tha se Francës iu deshën gjashtë vjet për të mbledhur të gjithë dokumentacionin e nevojshëm përpara se të dorëzonte kërkesën e saj në UNESCO. Ndërsa furrat në Francë zakonisht shesin lloje të shumta ‘baguette’-ash, më të mirat njihen si ‘baguettes de tradite’.
Këto mund të bëhen vetëm me katër përbërës: miell, ujë, kripë dhe maja dhe duhet të piqen në çast. Bukëpjekësi parizien Priscilla Hayertz pranoi për portalin francez “AFP” se “baguette” ishte një produkt bazë, që prek të gjitha kategoritë socio-kulturore, qofshin të pasur apo të varfër.

french-baguettes-ap-mz-07-221130_1669816477849_hpMain_16x9_1600.jpg


Sipas “Observatoire du Pain”, një grup kërkimor që gjurmon zakonet dhe tendencat e konsumit të bukës në Francë, shkalla mesatare e konsumit ditor të bukës tek të rriturit ra nga 143 g/ditë në 2003 në 103 g/ditë në vitin 2016. Rritja e rrjeteve të supermarketeve që shesin bukë është fajësuar për mbylljen e qindra furrave të bukës në pronësi të familjes.




Top Channel
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back