U pa për herë të fundit në 1999, shfaqet sërish peshku që lëviz me duar
Peshku rozë konsiderohet specie në zhdukje.
AUSTRALI – Shkencëtarët në Australi janë befasuar kur një kamera nënujore në pjesën jugore të bregdetit të Tasmanisë fiksoi një peshk që lëviz me duar. Pamja nuk ishte e panjohur pasi kjo specie ishte shfaqur për herë të fundit në vitin 1999.
Peshku me ngjyrë rozë konsiderohet një specie në zhdukje dhe ai ka aftësi jo vetëm të notojë, por dhe të lëvizë me duar në thellësi të detit. Pamjet e kamerës fiksuan peshkun për disa sekonda dhe ai u largua menjëherë.
Marrë nga “Timesnownews.com”