Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

U hap toka dhe “përpiu” shtëpitë/ Norvegji, gjenden trupa të tjerë

Vinjol

Larguar...... ne nji tjeter..... Dimension.......
ANETAR ✓
Regjistruar më
Shkurt 19, 2020
Mesazhe
3,767
Pëlqime
3,898
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Katër trupa të pajetë u gjetën gjatë kërkimeve për personat e zhdukur pas rrëshqitjes masive të tokës në Norvegji, e cila shkatërroi dhjetëra shtëpi. Viktima e parë e zbuluar u identifikua si Eirik Grønolen, 31 vjeç. Nuk ka asnjë gjurmë nga 6 persona të tjerë pas shembjes së faqes së kodrës, e cila bëri që një lum balte të mbulonte fshatin e vogël Ask të mërkurën. Ekipet e shpëtimit po punojnë pa reshtur në mes të acarit, me shpresën se ende mund të gjejnë ndonjë të mbijetuar. Shefja e policisë, Ida Melbo Øystese tha në një konferencë për shtyp se ndonëse as natyra, dhe as koha nuk është në anën e tyre, mundësia që të ketë ende njerëz të gjallë nuk është fashitur, dhe ata nuk do t’i reshtin kërkimet. Shpresat sipas saj janë që brenda disa ndërtesave të mbuluara nga balta të jenë krijuar xhepa ajri, të cilat të lejojnë mbijetesën për disa ditë. Banorët janë të shokuar nga ngjarja. “Është një tragjedi. Ne jetojmë aty afër dhe jemi të dërrmuar emocionalisht. Kur flitet për fqinjët, ndjesitë janë njësoj. Na vjen tmerrësisht keq për personat e prekur nga kjo fatkeqësi”, shprehet Jan Marcin Buslowicz, banor i zonës. Pamjet filmike dhe fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë një krater gjigant të krijuar pas rrëshqitjes masive të tokës. Banorët e Ask kishin telefonuar shërbimet e emergjencës duke i thënë se shtëpitë po i lëviznin nga vendi. Më shumë se 30 banesa u shkatërruan e disa të tjera kanë mbetur në buzë të kraterit, gati për t’u shembur edhe ato. Mes të zhdukurve është edhe një çift dhe fëmija i tyre i vogël.
 
?
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back