U emërua ministër i Brendshëm i Afganistanit, Sarajuddin Haqqani është terroristi më i kërkuar i SHBA, FBI ofron 5 mln euro për arrestimin e tij
Sarajuddin Haqqani, ministri i ri i Brendshëm i qeverisë talebane në Afganistan, është terroristi më i kërkuar i SHBA.
Haqqani është kreu i grupit militant të njohur si rrjeti Haqqani, të cilët janë të lidhur me talebanët dhe kanë qenë pas disa prej sulmeve më vdekjeprurëse në luftën e gjatë të vendit.
Departamenti Amerikan i Shtetit dhe FBI aktualisht po ofron një shpërblim prej 5 milionë dollarësh (3.6 milion £) për informacione që çojnë drejtpërdrejt në arrestimin e Haqqanit.
Pas vdekjes së babait të tij, Jalaluddin Haqqani, ai u bë udhëheqësi i ri i rrjetit, i cili aktualisht është një nga grupet militante më të fuqishme dhe më të frikshme të rajonit. Disa thonë se është edhe më me ndikim sesa grupi i Shtetit Islamik në Afganistan.
Grupi, i përcaktuar nga SHBA si një organizatë terroriste, mbikëqyr pasuritë financiare dhe ushtarake të talebanëve përgjatë kufirit Pakistan-Afganistan. Haqqani besohet të jetë rreth 45 vjeç.
(BalkanWeb)