U dhunua dhe përdhunua barbarisht, 31-vjeçarja vret burrin e saj, rrezikon burgim të përjeshtshëm
Fati i trishtë i Melek Ipek ka prekur të gjithë, sidomos femrat. 31-vjeçarja nga Turqia rrezikon burgim të përjetshëm pasi qëlloi për vdekje burrin e saj. Por, kush ishte shkaku? E reja me shenja në fytyrë që e kanë shndërruar, ka rrëfyer se prej 15 vitesh bashkëshorti e tradhtonte dhe e dhunonte. Kulmi sipas saj ka qenë natën e krimit. Ajo rrëfen se ai e ka dhunuar derisa asaj i ra të fikët dhe më pas e ka përdhunuar.
E reja rrëfeu se ai kërcënonte se do e vriste dhe kjo e ka detyruar atë që ta vrasë. “Prej 15 vitesh kemi patur probleme. Disa vite më parë solli në shtëpi një vajzë tjetër dhe i kam kapur duke u puthur. Kur e pyeta se çfarë ishte duke bërë, filloi të më rrihte. Disa muaj më vonë me lindi vajza dhe unë shkova të rri disa ditë tek nëna ime, kur u ktheva e gjeta duke më tradhtuar në krevatin tonë me një grua tjetër.
Një natë më parë më tha se donte të ndahej dhe po flisnim se kush do t’i mbante fëmijët. Pasi ata ranë në gjumë filloi të më rrihte duke më lidhur duart me pranga. Më rrahu vazhdimisht duke më vendosur thikën në pjesë të ndryshme të trupit. Më kishte rënë të fikët dhe e gjeta veten në lakuriq në tualet. Ndjeva që më kishte përdhnuar. Gjatë gjithë natës më rrahu duke më lidhur me pranga.
Më qëlloi edhe me çifte, por plumbi s’më kapi. Një moment, kur ai doli nga shtëpia unë mora çiften dhe qendrova në cep të dhomës. Kur ai hyri sërish, shkelmoi derën dhe u hodh sipër. Arma u shkrep dhe mendova se do të vdisja aty, por pash që burri u shtri në tokë dhe po i dilte gjak. Pastaj thirra policinë”, ka rrëfyer ajo.