- Regjistruar më
- Mars 17, 2021
- Mesazhe
- 36,461
- Pëlqime
- 26,609
Treni për tek bota më e mirë!
Më fal zotëri, kur do të vije treni për në botën më të mirë...?, pyeti djaloshi plot kureshtje.
Për cilën botë e ke fjalën...?, e pyeti përgjegjësi i trenave.
Për në botën e gjyshit tim, botën për të cilën gjyshi më tregonte çdoherë për të.
Botën në cilën njerëzit ende kanë mbetur njerëz.
Botën në të cilën në ndërgjegjen e njerëzve ende ka mbetur njerëzillak.
Botën në të cilën qielli është i mbushur nga zogj mirësie.
Botën në të cilën zemrat janë të zbrazura nga xhelozia, smira, inati dhe urrejtja ndaj njëri tjetrit.
Botën në të cilën fqinji është kujdestar i fqinjit të tij, miku i mikut, i afërmi i të afërmit, dhe vëllai është vëlla për vëllain e tij.
Botën në të cilën miku është pranë mikut kur ai ka nevojë për ndihmë apo është në vështirësi.
Botën në të cilën të afërmit kanë prioritet dhe përparësi në afërsi dhe mirësjellje ndaj tyre.
Për tek kjo botë, e dua trenin tim...!, i tha djaloshi përgjegjësit të trenave.
I habitur, i stepur nga këto fjalë të djaloshit të vogël, përgjegjësi i trenave i tha: O biri im, stacioni i fundit i këtij treni ishte në zemrën e gjyshit tënd. Biri im, ky tren është larguar nga binarët dhe më nuk do të udhëtoj...
P.S, Mirëmëngjes miq, paqi një të Diele të bukur pranë familjeve tuaja. A thua mund ta rikthejmë një tren të tillë përsëri në binarët e tij dhe ta bëjmë që të udhëtoj me krenari mes përmes zemrave tona...?