- Regjistruar më
- Mars 17, 2021
- Mesazhe
- 36,053
- Pëlqime
- 26,425
Në kohën e mbjelljes, në një tokë pjellore u hedhën dy farëra njëra pranë tjetrës ....
Fara e parë tha: "Dua të rritem! Dua t’i shtrij rrënjët e mia thellë në tokë e të forcohem, të çaj koren e tokës dhe trupi im të dal mbi sipërfaqen e tokës. Dua t’i hap degët, t’i çel sythat e mi dhe të paralajmëroj ardhjen e pranverës. Dua që të ndiej ngrohtësinë e rrezeve të diellit dhe vesën e mëngjesit mbi petalet e mia!"
Dhe filloi të rritet.
Fara tjetër tha: "A thua çfarë fati më pret mua! Kam frikë. Nëse i shtrij rrënjët thellë në tokë, kush e di se çfarë më pret në atë errësirë të frikshme. Nëse dal mbi sipërfaqen e tokës, mund të dëmtohem ... Në qoftë se i hapi sythat e mi, mund t’i hanë mikrobet ose t’i këpusin fëmijët. Jo, unë do të qëndroj kështu dhe të presë një kohë më të sigurt."
Dhe vendosi të presë.
Në fillim të pranverës, erdhi një pulë dhe fillo të çukas nëpër tokë në kërkim të ushqimit. Ajo gjeti farën që ishte duke pritur dhe e hëngri.
Nëse dikush me çdo kusht kërkon të shpëtoj jetën e tij duke u fshehur, nuk do të ketë sukses, por vetëm do të mbetet i vetmuar, shterpë dhe i padobishme.
Problemet tona (sfidat) janë hapat e suksesit. Problemi i motorit të anijes është si t’i rezistoj valëve të ujit, dhe kjo rezistencës do ta lëvizë anijen.
Kështu ndodhë edhe me jetën tonë.
Problemet, apo rezistimi i problemeve janë energjia lëvizëse e jetës sonë.