Një folës I shquar filloi seminarin duke mbajtur në dorë lart një kartmonedhë njëzet dollarëshe. Në sallë ishin dyqind persona dhe ai pyeti: “Kush e do ketë kartmonedhë?” Të gjithë filluan të ngrejnë dorën. Ai tha, “Do t’ia jap këtë kartmonedhë njëzet dollarëshe njërit prej jush, por në fillim më lejoni të bëj këtë.” Ai vazhdoi më tej dhe e zhubrosi njëzet dollarëshin. “Po tani kush e do?”, pyeti ai. Përsëri të gjithë ngritën duart, edhe pse ajo tashmë ishte e zhubrosur dhe e katandisur si mos më keq.
“Mirë”, u përgjigj ai, “Po nëse unë bëj këtë?” Ai e hodhi njëzet dollarëshin në tokë, e shkeli me këmbë dhe e zvarriti lart e poshtë. Pastaj e mori përsëri në dorë ashtu si ishte, e zhubrosur dhe e pisët, dhe pyeti përsëri: “Tani, kush e do akoma këtë?” Përsëri të gjithë ngritën duart.
“Miqtë e mi, ju të gjithë e morët një mësim të mirë sot”, iu drejtua ai… Por cili është mësimi?
Mësimi:
Pavarësisht se çfarë I bëri ai zotëria parasë, që të gjithë ata e donin ende sepse asaj nuk I humbi vlera pse u zhubros apo pse u shkel me këmbë. Ajo vlente përsëri njëzet dollarë, tamam si ajo që sapo është prodhuar. Shumë herë në jetën tonë, të shkelin me këmbë, të zhubrosin, të zvarrisin dhe të bëjnë pis duke të hedhur baltë.