“Mendoj se homologu im argjentinas donte që t’i jepte më shumë liri, në mënyrë që Messi të vinte pas krahëve të mesfushorëve tanë. Por ne u përshtatëm dhe e neutralizuam. Kante ishte gjithmonë pas tij”, deklaroi Deschamps pas ndeshjes që Franca fitoi 4-3 ndaj Argjentinës.
“Kishim dy mundësi. E para, të mos lejonim që topi të shkonte te këmbët e tij. E dyta, kur topi të merrej nga Messi, njëri ta sulmonte, ndërsa tjetri t’i qëndronte pranë. Messi ishte objekt i veçantë i vëmendjes”, pranoi trajneri francez.
Deschamps u shpreh se një tjetër mënyrë për të bllokuar Messin ishte neutralizimi i dy mesfushorëve të tjerë: Mascherano dhe Banega.
The post Trajneri i Francës zbulon sesi e ndali Leo Messin appeared first on Lajmi i Fundit.