Tragjedia me 8 të vdekur në koncertin e reperit, Travis Scott do të paguajë shpenzimet mortore
Reperi i njohur Travis Scott do të paguajë shpenzimet mortore për 8 personat që vdiqën në Festivalin Astroëorld në Hjuston.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë koncertit të këngëtarit. Po ashtu mediat e huaja raportojnë se Scott do të ofrojë kujdes falas për shëndetin mendor dhe ndihmë shtesë për ata që janë prekur nga tragjedia.
Pas ngjarjes së rëndë, ku turma e njerëzve u shtyp, 30-vjeçari po përballet me reagime të ashpra, pasi akuzohet se po vazhdonte koncertin edhe pse situata kishte dalë jashtë kontrollit.
Mësohet se po ashtu se këngëtari ka anuluar koncertet.
"Balkanweb"