Tokat e familjes bëhen shkaku, 48-vjeçari në Itali vret me armë vëllanë, kunatën e dy nipat. Më pas qëllon veten
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali. 48-vjeçari Angelo Tardino, ka qëlluar për vdekje vëllanë, kunatën e dy nipërit për të përfituar trashëgiminë.
Pas kryerjes së këtij akti të rëndë, Tardino ka tentuar të vetëvritet dhe aktualisht ndodhet I shtruar në spital, në gjendje të rëndë për jetën. Mediat shkruajnë se prona që futi në konflikt vëllezërit dhe u shndërrua në një masakër, është një shtëpi në Licata.
Policia njofton se autori fillimisht është arratisur dhe teksa ka konstatuar se është rrethuar nga autoritetet ka tentuar të vetëvritej. Fqinjit tregojnë se kanë dëgjuar të bërtitur me tone të larta para pak ngjarjes. Ato thonë se sherri nisi për arsye ekonomike, lidhur me ndarjen e disa tokave të familjes.
(BalkanWeb)