- Regjistruar më
- Mars 17, 2021
- Mesazhe
- 36,483
- Pëlqime
- 26,610
Thonë që është në rregull të mos jesh në rregull. Bukuria qëndron pikërisht në atë rrugëtim, paksa i brishtë, paksa i mërzitshëm, ndonjëherë lodhës gati për të të dërrmuar e për të ta shpifur fare.
Një ditë, me sytë e humbur tek hiçi mëson që lumturia nuk të sërviret gati në pjatë por të duhet ta gatuash. Dhe si ato që e dinë mirë se çfarë rezultati duan, do të ngopesh gjatë përgatitjes dhe në fund ajo çfarë e arrin nuk do të të plotësojë dëshirën. Ajo shijohet gjatë kohës që ti lufton ta kesh!!
Mëson se çdo ditë nuk do zgjohesh me dëshirën për të dashur jetën, herë pas herë nuk do të kesh fuqi as të nxjerrësh dorën jashtë atij jorgani që po të mbron nga e gjithë bota dhe më së shumti nga e keqja që ti e ke ndërtuar vetë në mendjen tënde.
Jo çdo mëngjes do jetë një fillim i ri, madje disa herë do të jetë një makth i një agonie që ka nisur natën që shkoi, e që të mban mbërthyer me një lëmsh që edhe pak do të ta marrë frymën.
Jo çdo mbrëmje do të jetë një fund, ndonjëherë do të ngjajë me fillimet për të cilat je lutur, dhe që vetëm errësira mund të t'i sjellë.
Të shumtë do të jenë ato momente kur një buzëqeshje e dhënë nuk do të të dalë nga shpirti, madje do luftosh shumë ta japësh, nuk do të jesh vetvetja, dhe për më tepër do e urresh vetën që u shtire. Do të nervozohesh, do të pasojë sharja, më pas pendimi, dyshimi edhe çfarëdo lloj ndjenje që do të të ndezë flakë trurin e zemrën. Dhe, do të thuash që nuk ishe ti, se ajo çfarë të frikëson më shumë është ai takimi disa sekondësh me vetë ty!
Mëson që është diçka normale edhe të mos të ndjesh asgjë, e ajo çfarë të plotëson më shumë është pikërisht ai boshllëk prej të cilit vazhdon t'ia mbathësh. Ka momente kur do të ndjehesh i vetëm, më shumë sesa ajo foshnja në barkun e nënës që akoma nuk e ka njohur botën, por ngado të sillesh në ato momente do kërkosh veten, për ta mbajtur fort si të vetmen gjë që e posedon prej së vërteti. Është në rregull, krejt në rregull edhe të ndjesh shumë, aq sa të humbësh veten në dashurinë që jep e merr.
Është shumë në rregull një ditë të ndjehesh e bukur e një ditë ta shmangësh trupin e fytyrën tënde. Çdo ditë, secila prej këtyre ndjenjave e mendimeve je ti, dhe nësër do jesh prapë ti. Asgjë nuk është e gabuar! Madje as përfekte, për aq kohë, sa nuk e harron që je njëri!! ❤
Nga: Amela Temja