Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Thenje Dashurie .....

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,911
Thenje Dashurie .....


young-couple-in-love-teenagers-dressed-in-casual-style-walking-together-and-kissing-on-the-cit...jpg

Dashuria nuk fillon në mëngjes dhe përfundon në mbrëmje. Ajo vjen kur keni më pak nevojë për të dhe përfundon atëhere kur keni nevojë më tepër.

Nëse do t’i tregoni partnerit ndjenjat tuaja sigurohuni se jeni vërtet i dashuruar dhe jo thjesht i magjepsur. Shikoni disa gjëra si për shembull nëse ju pëlqen të rrini me të apo jo? A ju pëlqen të kaloni kohë së bashku? E të tjera si këto.

Studiues këmbëngulin se vajzave u pëlqen një mashkull i cili i komplimenton për bukurinë e tyre. Kjo sepse u rrit vlerësimin që ato kanë për veten e tyre. Bëjeni të lumtur dhe tregojini se e dashuroni vërtet. Mos u mundoni shumë me fjalë të tepërta, mjafton të tregohuni i drejtpërdrejtë për atë që ndjeni realisht.

Vlerësoni ndjeshmërinë e saj dhe mbi të gjitha zgjuarsinë dhe karakterin që ka. Nëse ajo ju thotë jo, atëherë provoni ta ngacmoni pak, por nëse ajo nuk ndjehet rehat mësoni të ndaloni!

Gjërat të cilat e bëjnë të lumtur

gjera romantike


• Këndoji një këngë dashurie.
• Bëji një suprizë me dhurata të vogla.
• Krijoni një album me foto.
• Putheni përpara miqve.
• Komplimentojeni për flokët.
• Dhuroji komplimente për veshjen.
• Tregojini se e bukur është.
• Merreni nga puna dhe shkoni për një drekë.
• Thuaji më shpesh të dua.
• Bëni shopping më të.
• Tregojini se ju merr malli për të.

Të gjitha këto gjëra jua sugjerojmë me dashamirësi. Ndërkohë, kur jeni bashkë përqafohunii në mënyrë shoqërore. Komunikoni me telefon, flisni me sms, e-maile dhe përdorni ndonjë nga rrjetet sociale për të qënë në kontakt me njëri-tjetrin. Mos prisni që vetëm ajo të angazhohet në lidhje.
Kontrollojeni kur është e sëmurë ose telefonojeni gjatë ditëlindjes së saj. Tregoji se je vërtet i interesuar për të, jo vetëm si i dashuri, por edhe si pjesëtar i familjes.
Për një vajzë, ky gjest është jetë vërtetë i bukur. Nuk ka asgjë më të bukur sesa një kompliment i sinqertë dhe një gjest i mirëmenduar.

Gjëra romantike që duhet t’ia thoni të dashurës
dashuri


  • Sa herë që shoh sytë e tu të bukur, bie në dashuri me ty nga fillimi, sikur ditën e parë.
  • Kur jam larg teje, jam vetëm gjysma e personit që dua të jem.
  • Më pëlqen shumë se si flokët e tua rrëshqasin nëpër gishtat e dorës sime.
  • ******* bëhet e vërtetë kur jam në krahët e tu.

Njëmijë zemra nuk mjaftojnë për të mbajtur gjithë dashurinë që ndjej për ty

  • Nuk e di se çfarë do të bëja pa ty në jetën time.
  • Më këputen gjunjtë sa herë më prek.
  • Mund të kaloj një përjetësi vetëm duke të të parë duke fjetur, je shumë e bukur!
  • Unë mund të rri zgjuar gjatë gjithë jetës, vetëm që të jem i pari për të të puthur dhe për të të thënë gjëra romantike çdo mëngjes.

Ti je arsyeja pse kjo botë është e bukur

cift i dashuruar


  • Koha do të eci dhe të dy do të plakemi, por, dashuria ime për ty nuk do të vdes kurrë.
  • Unë do të jem aty për ty, kur yjet nuk do të shkëlqejnë, derisa qielli të shpërthejë dhe fjalët të mos kenë më rimë. E di se edhe kur të vdes, ti do të mbetesh në shpirtin tim edhe në jetën e përjetjme.
  • Rrahjet e zemrës tënde janë tingulli më i bukur.
  • Mund të shoh vetëm ty përgjithmonë dhe ende të ndjehem sikur të shoh për herë të parë.

Mjafton buzëqeshja jote dhe e gjithë mërzija më largohet menjëherë

  • E adhuroj se si më bën të ndihem kur je në krahët e mij dhe kur të përqafoj.
  • E di se i kemi kaluar çaste të mira dhe të këqija së bashku. Ndonjëherë bëhem nervoz dhe zihemi me njëri-tjetrin, por kjo nuk do të thotë se nuk të dua. Zënkat kanë të mirën e tyre, sepse pas çdo zënke kuptojmë sa dashuri të fortë kemi.
  • Buzëqeshja jote e ëmbël më bën të ndihem si në parajsë.
  • Adhuroj ndjesinë e lëkurës tënde, butësinë dhe aromën e saj.

Humbas në sytë e tu, sepse janë kaq magjepsës

dashuri mes nesh


  • Mendoj se Zoti ka qenë i pirë kur të ka krijuar sepse nuk askush tjetër nuk i afrohet bukurisë tënde.
  • Dita ime nis duke menduar për ty dhe e përfundoj duke të të parë në ëndrrat e mia.
  • Thonë se një foto tregon 1,000 fjalë, por kur shikoj foton tënde shoh vetëm 3 fjalë: Të…..dua…..shumë.
  • Ti je shoqja ime më e ngushtë, krahu ku mbështetem, personi i vetëm të cilit i besoj, ti je dashuria e jetës sime. Je gjithçka për mua!

Një moment pa ty duket sikur zgjat mijëra vite

  • Ti mbush jetën timë me kujtime të cilat i rikujtoj sa herë që nuk je me mua.
  • Sa herë të shoh, buzëqesh pa pavetëdije. Është sikur asgjë nuk ka rëndësi në këtë botë më shumë sesa një shikim i yti.
  • Nëse do të më duhej të zgjidhja mes frymëmarrjes dhe dashurisë për ty, unë do të shfrytëzoja frymën timë të fundit për të të thën “Të dua.”
  • E di se ti ke ndryshuar botën time dhe asgjë nuk ka për të qënë si më parë.
  • Dashuria jote më ka mësuar se si të ëndërroj edhe kur jam zgjuar.
  • E adhuroj faktin se sa të sinkronizuar jemi me njëri-tjetrin! Askush nuk më kupton sikur ti. Nuk më intereson se çfarë thonë njerëzit, përsa kohë jam me ty!

Fale teje kam kuptuar se sa shumë dashuri kam për të dhënë dhe e gjithë kjo dashuri të përket ty

takim perfekt


  • Kur mendoj për ty, papritmas gjithçka rregullohet.
  • Momentin e parë që jemi takuar e kuptova se jemi bërë për njëri-tjetrin, dhe u ndjeva si në shtëpi.
  • Sa herë që mendoj për ty dhe ti nuk je aty, përqafoj jastëkun tënd sikur të ishe ti dhe fle e zgjohem me aromën tënde.
  • Nuk do lodhem kurrë së thëni gjëra romantike.
  • Mbrëmë kam parë yjet dhe kam numëruar bashkë me to çdo arsye përse të dashuroj.

Sa herë dëgjoj zërin tënd më duket sikur dëgjoj muzikën më të bukur në botë

  • Sa herë që je larg, më mungon gjithçka e jotja.
  • Ti je arsyeja se pse ekziston mirësia në botë.
  • Buzëqeshja jote kur je e lumtur rreth mijëra njerëzve të tjerë më gëzon pa fund, sepse e di që jam i vetmi që ti sheh kur ke nevojë për ndihmë. Nuk dua që askush tjetër të të shohë të mërzitur.
 
Kam Nje Laps Dhe Nje Leter Sjam Shkrimtar As Poet , Per Ty I Shkruaj Do Vargje Per Ty Zemra Po Flet , Jena Larg Me Qindra Kilometra Mka Mor Malli Met T'pa I Ruaj Kujtimet E Vjetra , Foto , Letra , Mesazhe , Sa Qe I Sho Me Shfaqen Imazhe , Ftyra Jote E Embel Si Ëngjell Qdo Nat Te Sho Ne Ëndërr , Tlutem Ti Mos Qaj Sdu Met Pa Me Lot Nsy Ta Jap Fjalen Se Nje Dit Ka Me U Kthy Veq Per Ty , Tlutem Ti Mos Qaj Du Me Ti Puth Ata Sy Ta Jap Fjalen Se Nje Dit Ka Me U Kthy.
 
Krejt e kena ni vend n'zemer per dikon qe s'mundet me zavendsu kerkush
 
Duaj veten❣️
Mos i ler endrrat pa strehe.
Sa here te hidheron jeta, ato ne formen e shpreses hyjne ne shpirt, e te mbajne gjalle?❣️❣️
 
Ah dashuri,ca tet them une ty? Me joshe me embelsi me fute ne grusht, dashuri me zure shum ngusht, ne grushtin tend gjoksi me shtrengon, te hiqem nga grushti gjaku me pikon,ah dashuri e cte te them une ty? Keq me ty e keq pa ty.
 
Ah dashuri,ca tet them une ty? Me joshe me embelsi me fute ne grusht, dashuri me zure shum ngusht, ne grushtin tend gjoksi me shtrengon, te hiqem nga grushti gjaku me pikon,ah dashuri e cte te them une ty? Keq me ty e keq pa ty.
Ma mir me mu se sa pa mu ?
 
Është e çuditshme ndonjëherë se si njeriu gjen gjithçka që i nevojitet tek një person i vetëm!
 
E pyeta nënën time një ditë: Çfarë është dashuria? Buzëqeshi dhe më tha: Kjo që sheh ndërmjet meje dhe teje! Nga ajo ditë nuk kam gjetur përjgigje më të drejte.
 
Dashuria kurre nuk deshton. Nuk ka "e donim njeri-tjetrin, por nuk na eci mbare". Kur per te dy, ndjenja eshte e vertete, gjithmone hapet nje rruge. E nese per njerin ndjenja eshte vetem fjale atehere justifikimet jane histori te gjata sa nje roman.
 
Ah si nuk kam nje grusht te madh
Ti bij mu ne zemer malit qe sben za
Ta dij dhe aj ca do me then i dobet
Ne agoni te ndihet si sulltan i vrar?
 
“Agjë nuk është më e mistershme, asnjë marrëdhenie njerëzore. Përveç dashurisë.”
 
Dashuria- kjo është kur lumturia e tjetrit është një kusht i domosdoshëm për lumturinë tuaj

Robert Heinlein
 
Dashuria e vertet eshte nje qetesi e perflakur.

Giuseppe Ungaretti
 
Dashuria eshte ndjenje sublime, nuk e tradheton kurre, pertej asaj se cfare mund te bej dikush qe ti e ke pagezuar me ate ndjenje.
Dhe...nuk mund te shikosh askend ne imazhin e tij, nuk mund ta zevendesosh sikur mund te besh me nje loder.
Thjeshte e mban ne shpirt e ne lutjet tua, sepse po aq thjeshte e do, pa marre kurre asgje.
Dhe jemi aq por aq te pafuqishem perballe kesaj ndjenje, qe na ben te ndihemi gjalle, por dhe te vuajtur brenda cdo dhimbje??
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back