Thënie të thella Filozofësh
* Dhimbja e tepruar për të vdekurit është çmenduri, sepse ajo është një lëndim për të gjallët, dhe të vdekurit nuk e dinë. – Ksenofoni
* Asnjë qenie njerëzore nuk do të dijë ndonjëherë të Vërtetën, sepse edhe nëse ndodh që ta thonë atë rastësisht, ata nuk do ta dinë që e kanë bërë – Ksenofani
* Shpesh, është një fatkeqësi që të ketë njerëz të shkëlqyer në krye të punëve. Ata presin shumë nga njerëzit e zakonshëm. – Tuqididi
* Gjëja më e vështirë në jetë është të njohësh veten – Talesi
* Njeriu është masa e të gjitha gjërave – Pitagora
* Shkatërruesi i vërtetë i lirive të njerëzve është ai që u shpërndan atyre dhurata, donacione, dhe përfitime – Plutarku
* Njeriu: një qenie në kërkim të kuptimit – Platoni
* Prisni që t’ju gjykojë më i urti i të gjithë këshilltarëve . koha – Perikliu
* Jeta është një shpalosje, dhe sa më shumë që udhëtojmë, aq më shumë të vërteta mund të kuptojmë. Të kuptojm gjërat që janë tek pragu i derës sonë, kjo është përgatitja më e mirë për të kuptuar ato që ndodhen përtej – Hipatia
* Çfarëdo që vjen nga Perëndia, njeriu e ka të pamundur që ta kthejë mbrapsht – Herodoti
* Vdekja nuk na shqetëson, sepse për sa kohë që ne ekzistojmë, vdekja nuk është këtu. Dhe kur ajo ka ardhur, ne nuk ekzistojmë më – Epikuri
* Natyra e Perëndisë është si një rreth, ku qendra është kudo dhe perimetri nuk është askund – Empedokli
* Mundësitë e vogla janë shpesh fillimi i veprave të mëdha – Demosteni
* Asnjë e keqe nuk është e nderuar, por vdekja është e nderuar; Prandaj, vdekja nuk është e keqe – Zeno i Sitiumit
* Çdokush mund të zemërohet, – kjo është e lehtë, por të zemërohesh me personin e duhur, dhe në shkallën e duhur dhe në kohën e duhur, dhe me qëllimin e duhur dhe në mënyrën e duhur – këtë nuk e bën dot kushdo dhe nuk është e kollajtë – Aristoteli
* Mësimi më i dobishëm për jetën është që të heqësh nga mendja atë që është e pavërtetë – Antisteni
* Asgjë nuk ekziston përveç atomeve dhe hapësirës së zbrazët; çdo gjë tjetër është vetëm mendimi – Demokriti
* Unë i jam borxhli babait tim për jetën, mësuesit tim për të jetuarit mirë – Aleksandri i Madh
* Ka më shumë, ai që është i kënaqur me pak – Diogjeni
* Bëj të gjitha përpjekjet dhe martohu: Nëse gjen një grua të mirë, do të jesh i lumtur; nëse jo, do të bëhesh filozof – Sokrati
* Njerëzit e mirë nuk kanë nevojë për ligje, që t’u thonë të veprojnë përgjegjshmërisht, ndërsa njerëzit e këqinj do të gjejnë një mënyrë që të shmangin ligjet – Platoni
* Askush të mos të quhet i lumtur para vdekjes së tij. Deri atëherë, ai nuk është i lumtur, por vetëm fatlum – Soloni
* Nuk zhvillohet kurajo duke qenë i lumtur në marrëdhëniet tuaja të përditshme. Ajo zhvillohet duke mbijetuar në kohë të vështira dhe duke sfiduuar vështirësitë – Epikuri
* Nuk ka asgjë të përhershme, përveç ndryshimit – Herakliti
* Koha është gjëja më e vlefshme një njeri mund të harxhojë – Teofrasti.
www.bota.al