Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Themistokli Gërmenji “rikthehet” në bronz, në shtëpinë e tij

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,911

Themistokli Gërmenji “rikthehet” në bronz, në shtëpinë e tij​


A2e3062b 6016 478d 9cc9 0d5068df7eba

lg.php


Në 105-vjetorin e shpalljes së Korçës Republikë, në shtëpinë ku ka jetuar ideatori i kësaj ngjarjeje madhore për vendin, Themistokli Gërmenji, është vendosur sot një vepër në bronz e realizuar nga skulptori Vasilijev Nini, dhe ideuar nga arkitekti Ilir Voci.

Në përurimin e veprës merrnin pjesë shumë qytetarë të Korçës.
“Sot shënjohet 105-vjetori i shpalljes së Korçës Republikë, nën mbështetjen e francezëve, pikërisht më 10 dhjetor 1916, falë lobimit të paepur të Themistokli Gërmenjit, një patrioti e shqiptari të madh, që ka jetuar pikërisht në këtë shtëpi ku ndodhemi sot. Krahina autonome e Korçës dhe figura e Themistokli Gërmenjit, arkitektit të krijimit të këtij enti të veçantë shtetformues, përbëjnë një histori politike dhe sociale të admirueshme, efektet e të cilave u ndien të ishin pak vite më vonë përcaktuese për fatin politik të Shqipërisë dhe për vazhdimësinë kulturore të lidhjeve të Shqipërisë me Perëndimin”, u shpreh Ilir Voci. Sipas tij, Korça është djepi i nacionalizmit shqiptar dhe qyteti ku u mbrujtën idetë e mëdha të krijimit të shtetit të ardhshëm të shqiptarëve. “Kujtesa është një element i rëndësishëm në zhvillimin e qytetërimeve, ndaj në këtë vit, që përkoi dhe me 109-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ndalesa te një figurë iluminuese e formimit tonë kombëtar, i cili u vendos në ballë të zgjimit të komunitetit shqiptaro-ortodoks për të rikonfimuar identitetin kombëtar, është një detyrë jo vetëm qytetare, por dhe shpirtërore për mua”, -tha Voci.
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
I vendosur në hyrje të shtëpisë, ku dikur ka jetuar, tashmë Themistokli Gërmenji, një personazh ende i panjohur mirë nga historia, vjen dhe si një formë reflektimi mbi nevojën që kemi për të njohur më shumë të shkuarën. ”Kjo vepër përpiqet ta risjellë Themistokliun në të gjithë përmasën e tij të gjerë, si një personazh me një jetë të trazuar, me një trashëgimi politike dhe kulturore, që kanë qenë vendimtare për fatet e vendit. Por unë dua ta shoh këtë vepër si një moment reflektimi ndaj nevojës që kemi për t’i njohur më mirë figura që lidhen fort me identitetin tonë kombëtar e gjuhësor, pasi shumë përmasa të tjera njerëzore të Themistokliut janë ende të panjohura”, u shpreh Voci. Me krijimin e “Krahinës autonome të Korçës”, e quajtur edhe “Republika e Korçës”, -u ngrit një administratë shqiptare, me në krye patriotin e shquar Themistokli Gërmenji. U valëvit flamuri shqiptar, u hapën shkolla shqipe, u krijuan reparte shqiptare për ruajtjen e rendit, u hartuan shumë rregullore për administratën publike, etj. Në këtë ditë të rëndësishme për qytetin, realizimi i kësaj vepre dhe ngritja e flamurit në shtëpinë e Themistokli Gërmenjit, janë një shenjë e rëndësishme takimi me kujtesën.
lg.php





"Balkanweb"
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back