Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

The Guardian shkruan për vilën e Enver Hoxhës, çfarë thonë Rama dhe Veliaj për të dhe për Piramidën

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Korrik 24, 2018
Mesazhe
4,221
Pëlqime
522
Vila e Enver Hoxhës në qendër të Tiranës do të hapet për publikun. Është ky lajmi rreth të cilit është shkruar artikulli i medias ndërkombëtare “The Guardian” në lidhje me Tiranën.

Duke marrë rrugë nga vila e Hoxhës, artikulli i rubrikës “Qytete” shpalos jetën e sotme të Tiranës.

Pjesë nga artikulli:

Brendësia e vilës me tri kate të Hoxhës është pak a shumë ashtu siç ishte kur kreu komunist i Shqipërisë vdiq në vitin 1985. Deri atëherë, Hoxha kishte udhëhequr një diktaturë staliniste në vend për katër dekada, duke e kthyer Shqipërinë në një nga vendet më të izoluara në botë.

Gjatë periudhës komuniste, e gjithë zona përreth shtëpisë së Hoxhës në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, u rrethua nga policët dhe agjentët e fshehtë. I njohur si Blloku, lagjia funksiononte si një lloj Kremlini pa mure në zemër të Tiranës, i rezervuar për elitën e partisë dhe familjet e tyre.

Tani, Blloku është lagja më e frekuentuar e Tiranës, e mbushur me bare, klube nate dhe restorante. Mes tyre gjendet edhe shtëpia Hoxhës, e paprekur dhe e mbyllur për publikun.

Brenda, muret e vilës janë të zbukuruara me artin realist socialist, ndërkohë që dhomat e shumta janë të pajisura me televizorë të prodhuar në Shqipëri.

Dyert e shumta drejt dhomës së gjumit të Hoxhës janë të mbështjella me mbrojtës kundër zjarrit, ndërsa në katin përdhesë ka një pishinë dhe një derë që të çon në një tunel, nëpërmjet të cilit Hoxha mund të shkonte në një bunker nëntokësor në rast sulmi.

Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, tha se ka menduar për njëfarë kohe “dilemën e madhe” se çfarë të bëjë me shtëpinë, meqë do të ishte një llloj e papërshtatshme si ta mbante atë në gjendjen aktuale si ta shkatërronte plotësisht atë.

“Është e vështirë për të gjetur një zgjidhje të mirë, ku e kaluara është ende atje, por (ne) po i shërbejmë të ardhmes,” tha ai.

Ndërtesa të tjera që simbolizojnë regjimin e Hoxhës tashmë janë rindërtuar për përdorim publik. Ish selia e Sigurimit, policia sekrete e Hoxhës, tani është një muze ku vizitorët mund të mrekullohen me natyrën gjithpërfshirëse të survejimit dhe informimit gjatë periudhës komuniste. Në ekspozitë **** ka edhe një manual trajnimi që i mëson zyrtarëve se si të vendosin pajisje të vogla dëgjimi në mure, korniza apo edhe në shojet e këpucëve.

Hoxha ndërtoi rreth 168,000 bunkerë betoni gjatë një periudhe tetëvjeçare, pasi e mori idenë nga një vizitë në Korenë e Veriut. Më i madhi syresh, në periferi të Tiranës, është një pesë-katësh nëntokësor, i mbyllur hermetikisht me dyer të shumta betoni masiv dhe me një dhomë dekontaminimi.

Në të gjenden vendbanime për Hoxhën dhe rrethin e tij të ngushtë dhe një sallë të madhe ku seancat e parlamentit mund të mbahen nën tokë. Dy vjet më parë, kjo ndërtesë u hap për publikun si një muze historik.

Më të veçantat janë planet për të transformuar një piramidë të madhe betoni në qendër të Tiranës, pranë zyrës së kryeministrit. Ndërtuar në fund të viteve 1980 si një muze për diktatorin e vdekur, piramida, pas rënies së komunizmit u la në harresë ndërsa u përdor si klub nate, si qendër tregtare joformale dhe si selia e NATO-s gjatë fushatës ushtarake të vitit 1999 në Kosovën fqinje.

Kjo ndërtesë përfaqëson tranzicionin tonë,” tha Erion Veliaj, kryebashkiaku energjetik i Tiranës, i cili ka nisur një projekt për transformimin e qendrës së qytetit deri në vitin 2030. Është një shfaqje metaforike e asaj që kemi kaluar. Në vend të piramidës, ju mund të thoni Shqipëri, historia është po ajo. Paranoja dhe e ashtuquajtura lavdi e ambicjeve komuniste, kalimi brutal në kapitalizmin e kazinove, dhe pastaj kjo rilindje. Pra, tani është koha që piramida të jetë pjesë e rilindjes së qytetit,” theksoi ai.

Firma holandeze arkitektonike MVRDV ka zbuluar plane për një riparim të plotë të piramidës, duke e mbajtur strukturën origjinale, por duke e bë rë atë të bardhë dhe duke e kthyer ndë rtesë n në një qendër të të mësuarit për nxënësit e shkollave. Veliaj tha se priste që projekti të përfundonte deri në fund të verës.

Kryebashkiaku tha se kishte kërkuar që dizajni duhet t’i mundësojë njerëzve të ngjiten në pjesën e jashtme të piramidës, pasi kjo ishte çfarë piramida simbolizonte për një gjeneratë të tërë të rinisë së Tiranës, në vitet pas rënies së komunizmit.

“Mbaj mend që të ndenjurat tona digjeshin duke rrëshqitur. Ne të gjithë kemi përdorur të njëjtat pantallona kadifeje dhe ju mund të vinit re si ata humbisnin shiritin e tyre të kadife,” kujton ai.

Hoxha udhëtonte rrallë dhe kaloi shumicë n e dhjetëvjeçarit të tij të fundit në vilën në Bllok. Ai e ndau atë me gruan e tij, e cila është ende e gjallë dhe është në moshën 98 vjeçare, dhe tre fëmijët e rritur, dhomat e gjumit të të cilëve ishin zbukuruar me motive të kuajve dhe palmave.

Një nga karakteristikat më të dukshme të shtëpisë së tij janë librat, me mijëra të rregulluar në raftet e shumtë dedikuar atyre në të gjitha dhomat. Hoxha ishte një lexues i pangopur dhe kontrollonte çdo vit katalogët e botuesve të Parisit për të porositur pirgje librash mbi çdo gjë, nga historia marksiste në fabulat seksuale të qytetërimeve të lashta.

Kjo ishte në kontrast të fortë me popullin, të cilëve u ishte ndaluar të lexonin literaturën më të madhe të shekullit të 20-të.

Rama, i cili ishte një student i artit në vitet 1980, kujton se një përjashtim ishte “Fije Bari” nga Walt Whitman, i cili ishte klasifikuar gabimisht si një libër bujqësor dhe kishte kaluar censurë n. “Mbaj mend se ka pasur pesë kopje në fakultetin e bujqësisë dhe nuk mund të besosh se sa qarkullonin ato”, tha ai.

Rama tha se shtëpia kishte një dimension ngrirës, i cili do të ishte i rëndësishëm për t’u mbajtur kur më në fund vila të hapej për publikun. “Nëse fshihet plotë sisht gjithçka, nuk do të ishte mirë. Është e rëndësishme të kesh “shpirtin e tij” brenda. Ajo që dua të them është se ajo duhet të jetë shtëpia e Enver Hoxhës, por brenda saj të gjitha gjërat që ai do të urrente duhet të ndodhin”, u shpreh ai.

Këto mund të përfshijnë mësime dhe ekspozita moderne të artit, biseda letërsie dhe diskutime të politikës së jashtme, – tha Rama, të gjitha gjërat që Hoxha do t’i kishte përçmuar. Ideja do të ishte që të ketë një hapësirë publike për këto ngjarje në katin përdhesë, ndërkohë që katet e sipërme do të shndërroheshin në një shtëpi pritjeje të klasit të lartë”.

e.ll./dita
 
Do ta lexoj me vone me vemendje , k’te artikullin... se me terheqin ne pergjithesi histori te tilla . ?
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back