Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Thashethemet që bëjnë të tjerët për ju, në bazë të shenjës së horoskopit

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,911

Thashethemet që bëjnë të tjerët për ju, në bazë të shenjës së horoskopit​

Nga
American Eye
-



Ndonëse rëndësi ka ajo çka ti mendon për veten tënde, ne e dimë fare mirë që je edhe pak kurioze të dish ç’thuhet lart e poshtë për ty. Si dukesh para të tjerëve apo ç’përshtypje krijon?
Na tregoni shenjën e zodiakut dhe ju tregojmë ç’flitet për ju.

Dashi
Ju i lini njerëzit të mendojnë se jeni të aftë për të përballuar gjithçka. Të tjerët mendojnë se e keni përherë përgjigjen gati dhe se nuk ka asnjë vështirësi në botë që mund t’ju vërë poshtë. Vlerësoheni për sinqeritetin dhe transparencën. Ajo që nuk pëlqehet te ju është shpesh arroganca dhe fakti që në shumë raste nuk i matni fjalët.

Demi
Njerëzit admirojnë korrektesën tuaj. Jeni të organizuar, të tjerët ju marrin shembull dhe gjithmonë janë sy e veshë për të dëgjuar propozimin apo këshillën tuaj të radhës. Mendimet i keni të prera me thikë dhe kurrsesi nuk pranoni të bëni kompromise apo tolerime. Kjo është ajo që nuk shkon te ju sipas të tjerëve, s’duhet të jeni më kaq të patundur.

Binjakët
E para gjë që spikatet te ju është sensi i humorit. Jeni interesantë, argëtues dhe njerëzit i besojnë sensit tuaj të gjykimit. E dinë fare mirë se ju do të jeni përherë aty për t’i ndihmuar dhe inkurajuar. Por ndonjëherë bëheni më sarkastikë seç duhet, arsye kjo përse njerëzit mendojnë se jeni arrogantë.

Gaforrja
Në grupin tënd shoqëror njihesh si Nënë Tereza, përherë mundohesh të zgjidhësh problemet e të tjerëve dhe të sigurohesh që të gjithë rreth e rrotull teje të jenë të lumtur. Njerëzit vlerësojnë dhembshurinë tënde, sensin e lartë të humorit, kreativitetin dhe fantazinë. Por mendojnë se ndonjëherë kërkoni të keni kontrollin e gjithçkaje dhe të vendosni mundësisht pikat mbi çdo i.

Luani
Mënyra si flisni, visheni, qeshni apo qëndroni ju veçon në mesin e të gjithëve. Njerëzit presin gjëra të mëdha nga ju dhe vlerësojnë energjinë si dhe forcën për të kapërcyer çdo problem. E keni të pamundur të mos merrni rolin e liderit kudo ku ndodheni. Në disa raste ama i bëni të tjerët të mendojnë se jeni shumë më ambiciozë se ç’duhet, të ftohtë dhe gati- gati egoistë.

Virgjëresha
Të tjerët ju besojnë çfarëdolloj pune pasi kanë krijuar përshtypjen që analizoni gjithçka në detaje (jo se nuk ndodh). Njerëzit vijnë te ju kur kanë nevojë të vendosin ekuilibrat në jetë dhe të marrin një mendim të mirëargumentuar. Kushdo ka besim në përzgjedhjen që ju u bëni rrobave, librave apo shfaqjeve në teatër. Në përgjithësi ama i vendosni vetes shumë barriera dhe njerëzit mendojnë se jeni tepër të ftohtë.

Peshorja
Konsideroheni njerëz shoqërorë dhe të mirëkuptueshëm. I bëni të tjerët të ndihen mirë, i kuptoni, nuk i paragjykoni kurrsesi dhe jeni krejt pa komplekse. Megjithatë, për disa persona, nisur nga kryelartësia dhe vetëbesimi që mbartni në vetvete jeni djalli dora vetë.

Akrepi
Njerëzit kanë gjithmonë interes të dinë se cili është mendimi juaj për një çështje të caktuar. Është misteri që ju mbështjell ai që i intrigon të tjerët. Ata tërhiqen nga sensualiteti juaj dhe fantazojnë vazhdimisht sikur t’ju kishin në krah. Ia dilni t’i motivoni të tjerët, t’u ktheni humorin ama shpesh edhe i zhgënjeni, bëni premtime që s’i mbani kurrë.

Shigjetari
Njerëzit e admirojnë sensin tuaj të humorit dhe dhembshurinë që ju karakterizon. Jeni përherë gati për të ndihmuar dhe bashkëpunuar me dikë. Keni një shpjegim për gjithçka dhe kjo është ajo çka të tjerët i mahnit te ju. Jeni shpirtra të lirë, gjë që i bën të tjerët të mendojnë se kurrë nuk do të kenë një marrëdhënie të qëndrueshme me ju, qoftë miqësore apo dashurore. Jeni totalisht të paparashikueshëm.

Bricjapi
Shoqëria ju njeh si shumë realistë, ndaj për çdo herë që kanë një problem ju telefonojnë menjëherë. Dini ç’të thoni në momente të tilla dhe si t’i jepni forcë të tjerëve. Por teksa disa e vlerësojnë këtë, të tjerët preferojnë t’ju mbajnë larg kur kanë probleme. Jeni shumë të ftohtë dhe pa ndjenja për ta.

Ujori
Keni kaq shumë dashuri për të dhënë, sa nuk dëshironi gjë tjetër veçse disa miq interesantë, një marrëdhënie dashurore të shkëlqyer dhe një botë më të mirë ku njerëzit të mund të jetojnë të lumtur. Goxha shumë po kërkoni apo jo? Sado që përpiqeni të dukeni një lider, të tjerët e dinë fare mirë se shpesh jeni të turpshëm, të ndrojtur dhe plot pasiguri.

Peshqit
Për të tjerët nuk jeni ambiciozë, kërkoni veçse një jetë të qetë, të lumtur plot me dashuri. Ju tërheqin aktivitet e reja dhe kërkoni të jeni sa këtu, atje. Jeni ëndërrimtarë dhe vazhdimisht shkëputeni nga realiteti (bashkë me të edhe nga përgjegjësitë) dhe fantazoni pa ndalim. Kjo është arsyeja pse njerëzit shpesh mendojnë se jeni të paqëndrueshëm dhe të papjekur.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back