Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Tetë kuriozitete, që ndoshta nuk i dinit mbi ujin

  • Thread starter Thread starter ...
  • Data e fillimit Data e fillimit

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,911

Tetë kuriozitete, që ndoshta nuk i dinit mbi ujin​




Struktura kimike e ujit, substanca më e bollshme tek qelizat dhe qeniet e gjalla, përcaktohet nga formimi i lidhjeve të veçanta midis molekulave. Dhe janë pikërisht këto lidhje, të quajtura “hidrogjenore”, të cilat i japin ujit disa veti tipike që shpjegojnë edhe disa kuriozitete shumë interesante. Le të shohim disa prej tyre.
  1. Pse duhet të ulim gazin kur vlon uji?
Sepse temperatura në të cilën vlon uji varet vetëm nga presioni atmosferik (në nivelin e detit është fiks 100 gradë Celcius). Ndaj, rritja e gazit shërben vetëm për ta avulluar më shpejt atë.
  1. Pse uji i ngrohtë ndihmon më shumë në pastrimin e yndyrnave sesa uji i ftohtë?
Varet nëse përdorni sapun apo jo. Pa sapun, tretshmëria e yndyrnave zvogëlohet me rritjen e temperaturës. Shpjegimi qëndron tek lloji i lidhjes kimike që lidh bashkë molekulat e ujit (H2O), e ashtuquajtura “lidhje hidrogjenore”. Molekulat e H2O, kanë formë “V”-je dhe priren të ngjiten njëra me tjetrën si magnetë të vegjël, duke formuar një rrjet të aftë të “mbështjellë” rreth molekulave të yndyrës. Kur uji është më i ngrohtë, rrjeta është më e deformuar dhe është më e vështirë të përfshihen molekulat e yndyrës. Por kur ujit i shtohet sapun, e kundërta është e vërtetë.
  1. Pse akulli noton mbi ujë?
Normalisht një substancë është më e dendur në një gjendje të ngurtë sesa të lëngët. Prandaj, akulli duhet të fundoset. Por kur uji ngurtësohet bëhet më pak i dendur, ndaj akulli noton. Shkaku? Lidhjet hidrogjenore të cilat, kur ndodh ngurtësimi i rreshtojnë molekulat në mënyrë të tillë që ato të jenë më larg nga njëra-tjetra.
  1. Pse rrëshqasim në akull?
Thuhet shpesh se akulli është i rrëshqitshëm, pasi në sipërfaqen e tij formohet një shtresë e hollë uji. Në fakt studimet e fundit, tregojnë se shtresa “lubrifikuese” është atje, por ajo është e përbërë nga uji i përzier me mikro-fragmente akulli që krijohen nga fërkimet.
  1. Pse uji i nxehtë ngrin më shpejt sesa ai i ftohtë?
Ndryshe nga uji i ftohtë, uji i nxehtë avullon, dhe për këtë arsye, pas një kohe të caktuar, sasia që duhet të ngrijë zvogëlohet. Për më tepër, uji i ftohtë përmban më shumë gazra të tretura, dhe prania e këtyre substancave tenton të ulë temperaturën në të cilën fillon ngrirja, duke ngadalësuar procesin.
Së fundmi, në një lëng të nxehtë lëvizjet e konveksionit (nga lart poshtë dhe anasjelltas) janë më të mëdha, dhe kjo parandalon që të krijohet një shtresë e hollë akulli në sipërfaqe në fillim të ngrirjes, e cila në ujë të ftohtë ka efektin e izolimi termik të pjesës akoma të lëngshme, duke ngadalësuar ngrirjen e mëtejshme.
  1. Pse nuk skadon uji në shishe?
Nëse ruhet dhe mbrohet nga ndotja uji mineral nuk “skadon” duke mbetur gjithmonë i pijshëm, edhe nëse me kalimin e kohës mund të humbasë disa karakteristika dhe cilësi (humbje e dioksidit të karbonit, depozitim të kripërave minerale).
  1. Pse pikat e ujit marrin formë sferike?
Kjo është veti e lëngjeve,e quajtur “tensioni sipërfaqësor”. Ajo është pasojë e veprimit të forcës kohezive midis molekulave (që është e natyrës elektrostatike):ndërsa molekulat brenda lëngut tërhiqen nga të gjitha pjesët nga molekulat e tjera, ato të vendosura në sipërfaqe tërhiqen vetëm nga molekulat themelore, duke u tërhequr më pas drejt qendrës. Kësisoj pika e ujit merr një formë sferike.
  1. Pse uji është një lëng unik?
Siç e përmendëm në fillim, përgjigja ka të bëjë me strukturën mikroskopike në të cilën molekulat H2O lidhen me njëra-tjetrën me anë të lidhjeve hidrogjenore. Këto lidhje, ndër të tjera, bëjnë të mundur të paktën dy gjeometri të ndryshme në të cilat mund të vendosen molekulat. Në njërën nga këto dy forma (më pak e dendura), secila molekulë H2O është e rrethuar nga katër të tjera të rregulluara në një gjeometri tetraedrale.


/ Focus – Bota.al
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back