Tërmeti shkatërrues në Haiti/ Më shumë se 1200 viktima dhe rreth 5700 të plagosur. Çfarë paralajmëron Mbrojtja Civile
Situata në Haiti, pas tërmetit 7.2 ballë që goditi vendin të shtunën, ka marrë përmasa të frikshme. Numri i viktimave vijon të rritet me ritme të shpejta, kur deri më tani raportohen 1297 humbje jete, ndërsa numri i të plagosurve ka shkuar në 5.700.
Përmes një deklarate, ku bëri të ditur rritjen e numrit të viktimave dhe të të plagosurve, Mbrojtja Civile tha se shumë qytetarë gjenden ende nën rrënojat e ndërtesave të shembura, duke paralajmëruar kështu një rritje të mundshme të shifrave.
Tërmeti goditi Haitin jugperëndimor, të Shtunën në orën 14:29 me orën shqiptare. Lëkundjet u shënuan 12 kilometra nga qyteti i Shën Louis-di-Sint dhe rreth 160 kilometra nga kryeqyteti, Port-au-Prince, sipas të dhënave nga Instituti Amerikan i Studimeve Gjeofizike (USGS).
Kishat, dyqanet, shkollat, spitalet, shtëpitë: Dhjetëra ndërtesa u dëmtuan ose u shembën plotësisht gjatë lëkundjeve shumë të forta, duke i bllokuar ato brenda nën beton.
Top Channel