Tërmet në Greqi, banorët dalin në rrugë nga lëkundjet e forta
NgaAmerican Eye
-
Një tërmet i fuqishëm është regjistruar pak pas mesditës së të mërkurës në Greqi.
Qendra Europiane e Sizmologjisë ka raportuar se tërmeti ka qenë me magnitudë 4,9 i shkallës rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë 63 kilometra në veri të Peristerit dhe 9 kilometra në verilindje të Nea Artakit.
Tërmeti ka qenë me një thellësi prej vetëm 2 kilometrash.
Ndërkohë, ende nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale, ndërsa banorët kanë dalë në rrugë nga lëkundjet e forta.