Tërmet i fuqishëm në Tajvan, banorët publikojnë pamjet në rrjete sociale
Një tërmet i fuqishëm me magnitutë 6.2 ballë të shkallës rihter është shënuar në Tajvan.
Banorët, kanë publikuar në rrjete sociale momentet kur toka nis të dridhet për të paktën 30 sekonda.
Sipas raportimeve fillestare, veç dëmeve material nuk ka raportime për të lënduar. Ndërsa banorët, janë tmerruar jo pak nga lëkundjet e fuqishme.
(BalkanWeb)